eja

Fëmija im…

Ti ndoshta nuk më njeh, por unë di gjithcka rreth teje Psalmi 139:1. Unë e di kur ti ulesh
dhe kur ngrihesh në këmbë Psalmi 139:2. Unë i njoh të gjitha rrugët e tua  Psalmi 139:3.
Madje edhe fijet e flokëve të tu janë të numëruara Mateu 10:29-31.

Sepse ti je krijuar në imazhin tim Zanafilla 1:27. Në mua ti jeton, lëviz dhe ke qënien
tënde Veprat 17:28. Sepse ti je krijesa ime Veprat 17:28. Unë të njihja përpara se
të ngjizeshe. Jeremia 1:4-5. Unë të zgjodha kur planifikoja krijimin. Efesianët 1:11-12.
Ti nuk je një gabim Psalmi 139:15-16. Sepse të gjitha ditët e tua janë në librin tim
Psalmi 139:15-16.

Unë e përcaktova kohën e saktë të lindjes tënde dhe vendin ku do të lindje Veprat 17:26.
Ti je krijuar në mënyrë të mrekullueshme dhe të mahnitshme .Psalmi 139:14.
Unë të ngjiza në barkun e nënës tënde. Psalmi 139:13. Dhe të dhashë dritë ditën
që ti linde. Psalmi 71:6. Mua më kanë paraqitur keq ata që nuk më njohin. Gjoni 8:41-44.
Unë nuk jam larg dhe i zemëruar, por jam shprehja e plotë e dashurisë 1 Gjonit 4:16.
Dhe është dëshira ime të derdh dashurinë time mbi ty 1 Gjoni 3:1. Thjesht sepse je biri im
dhe une jam Ati yt 1 Gjoni 3:1.

Unë të ofroj shumë më tepër se ç’mund të ofronte Ati yt tokësor Mateu 7:11.
Sepse unë jam Ati i përsosur Mateu 5:48. Çdo dhuratë e mirë që ti merr vjen nga
dora ime Jakobi 1:17. Sepse unë jam Siguruesi yt dhe plotësoj cdo nevojë tënden
Mateu 6:31-33. Plani im për të ardhmen tënde ka qënë i mbushur gjithmon me shpresë
Jeremia 29:11.
Sepse unë të dua me një dashuri të përjetshme Jeremia 31:3.

Mendimet e mia për ty janë të panumërta si rëra e detit Psalmi 139:17-18. Dhe unë
gëzohem me ty duke kënduar Zefania 3:17. Unë kurrë nuk do të pushojë së bëri mirë
ty Jeremia 32:40. Sepse ti je thesari im Eksodi 19:5. Unë dua të themeloj  me gjithë
zemrën dhe shpirtin tim. Jeremia 32:41. Dhe dua të tregoj gjëra të mëdha e të
mrekullueshme Jeremia 33:3. Nëse më kërkon me gjithë zemër, ti do të më gjesh
Ligji i Përtërirë 4:29.

Gëzohu në mua dhe unë do të jap dëshirat e zemrës tënde Psalmi 37:4. Sepse unë ti kam
dhënë ato dëshira Filipianëve 2:13. Unë jam në gjëndje të bëjë shumë më tepër se mund
ta imagjinosh për ty Efesianëve 3:20. Sepse unë jam inkurajuesi yt më i madh.
2 Thesalonikasve 2:16-17.
Unë jam gjithashtu ati yt që të rri pranë në të gjitha
problemet 2 Korintasve 1:3-4 .

Kur je zemërthyer unë jam pranë teje Psalmi 34:18. Si një bari mban qengjin ashtu të
kam mbajtur unë pranë zemrës sime Isaia 40:11. Një ditë unë do të fshijë cdo lot nga
sytë e tu Zbulesa 21:3-4.

 Dhe do të marrë të gjithë dhimbjen që ti ke kaluar në këtë tokë Zbulesa 21:4.
Unë jam ati yt dhe të dua po aq sa dua birin tim Jezusin. Gjoni 17:23. Sepse dashuria ime
për ty shfaqet nëpërmjet Jezusit. Gjoni 17:26.

Ai është përfaqësimi i plotë i qënies sime Hebrenjve 1:3. Dhe ai erdhi për të shpallur
se unë jam për ju dhe jo kundër jush Romakëve 8:31. Dhe për të thënë se nuk i llogaris
mëkatet e tua 2 Korintasve 5:18-19.

Jezusi vdiq që ti dhe unë të pajtoheshim 2 Korintasve 5:18-19. Vdekja e tij ishte
shprehja përfundimtare e dashurisë sime për ty 1 Gjoni 4:10. Unë dhashë gjithçka që doja
që të marrë dashurinë tënde Romakëve 8:32.

Nëse e pranon dhuratën e birit tim Jezusit, ti më ke pranuar mua . 1 Gjoni 2:23.
Dhe asgjë nuk do të ndajë nga dashuria ime përsëri.Romakëve 8:38-39. Kur të vish në shtëpi
dhe unë do të shtrojë festën më të madhe që është bërë në qiell. Luka 15:7. Unë gjithmonë
kam qënë Ati yt dhe gjithmonë do të jem Efesianëve 3:14-15.

Pyetja ime është…

A do të jesh fëmija im? Gjoni 1:12-13  

Unë po të pres Luka 15:11-32



... Me dashuri

Babai yt , Perëndia i Gjithëpushtetshëm

***********************************************************

p.s. Miku im, ti sapo lexove një letër personale që ka shkruar Perëndia në Fjalën e Tij.
Perëndia dërgoi në tokë Birin e Tij të vetëmlindur Jezu Krishtin që ti të njohësh Perëndinë dhe na dha
Fjalën e Tij që ti kuptosh mendimet e Tij për ty.

Perëndia do që të ketë një marrëdhënie personale me ty.

Fjala e Tij është fjalë e gjallë që sjell jetë.

Dashuria e Tij është e përjetshme dhe asgjë nuk mund të të ndajë ty nga dashuria e Tij.

Ti thjesht duhet ta pranosh dashurinë që ka Jezusi për ty.

Fillo që sot e lexo nga Bibla, Fjala e Perëndisë.

Lutju Perëndisë që të të zbulojë më shumë nga natyra e Tij.

Prano Jezusin në zemrën tënde.


***********************************************************************

Perktheu nga anglishtja : Elvis Cenko

Marre nga adresa http://fathersloveletter.com/Albanian/. Perkthimi zyrtar ne shqip nga Dorela Shani. 

Çdo material është falas për tu përdorur
me kusht që asgjë të mos ndryshohet dhe të citohet kjo faqe.