MORMONIZMI
Kisha e Jezu Krishtit dhe e Shenjtorëve të Kohës sonë është më e madhja,
më e pasura dhe më e nderuara e çdo kulti tjetër Perëndimor. Në mënyrë
popullore ajo është njohur si kisha mormone, nofkë të cilën e mori prej
zbulesave jashtëbiblike pasqyruar në librin e Mormonit. Mjedisi fetar i
Amerikës së fillimit të shek. XIX hapi ekluzën për shumëllojshmëri lëvizjesh
kundërthënëse, në mesin e të cilëve mormonizmi ka qenë më i suksesshmi.
Kisha Mormon pretendon të jetë e vetmja kishë e vertetë e krishterë - kisha e
përtërirë që deklaron se të gjitha sektet fetare janë gënjeshtare.
Historia
Joseph Smith Jr. themeluesi i mormonizmit lindi në Sharon, Vermont, në
23 dhjetor 1805. Smithi ishte i katërti nga të dhjetë fëmijët e Joseph dhe Lucy
Mack Smith. Në 1814 familja lëvizi drejt Palmirës, New York (afro njëzet e
pesë milje në lindje të Rochesterit.) Katër vjet më vonë ata lëvizën përsëri
pranë Manchesterit, ku Smith do të pretendonte se pati shfaqjet engjëllore që
e çuan në themelimin e Kishës mormone.
Në Palmyra të New Yorkut vepronin tre sekte fetare (baptistët, metodistët
dhe presbiterianët) që gjallonin në shtëpitë e bashkësive të tyre. Shumica e
familjes së Smithit u bashkua me presbiterianët, kurse Joseph u përqëndrua
kryesisht në ndryshimet dhe për pak kohë ndoqi Kishën Metodiste. Është
pikërisht për pikëpamjen e Joseph për ndryshimet sektare që e bënë atë të
përshkruajë vizionin e vet të parë të dëshmuar.
Mormonizmi dhe zbulesa e re
Mormonizmi ngrihet mbi zbulesën jashtëbiblike. Po qe se Joseph Smithi
nuk do t'i kishte bindur shokët e vet se Zoti kishte folur në mënyrë të drejt-
përdrejtë me të, mormonizmi nuk do të ekzistonte sot midis nesh. Janë tri
mënyra, me të cilat Joseph Smith pretendonte se Zoti foli me të si me asnjë
tjetër njeri të gjallë: vegimet, profecia dhe dhuntia e forca për të shpjeguar
këto rezultuan në zbulesat e tij jashtëbiblike me `Libri i Mormonit', `Doktrina
dhe marrëveshjet', `Margaritari i çmimit të madh' si dhe `Versioni i frymëzuar
i Biblës'. Këta si dhe versioni i vjetruar në anglisht për Biblën, janë kon-
sideruar `Vepra Bazë' të Kishës mormone.
Vegimet
Joseph Smith pretendonte se kishte patur shumë vegime gjatë gjithë jetës
së vet. Shumë prej këtyre vegimeve u bënë pjesë e shkrimeve si `Margaritari
i çmimit të madh' dhe `Doktrina dhe marrëveshjet". Mjaft nga vizionet dhe
zbulesat nuk janë regjistruar në ndonjë vepër të rëndësishme, por janë gjetur
vetëm në gazetat, ditaret dhe në `Historinë e Kishës'. Disa nga këto vegime
dhe zbulesa ishin përftuar ndërkohë që Smith vështronte tërthorazi një rruazë
guri magjik. Të vështruarit nuk ishte diçka e rrallë aty nga fillimi i vitetve
tetëqind të shekullit të kaluar. Një gurë i veçantë mund të vihej në një kapele
dhe njeriu mund të përftonte një vegim duke e vështruar ngultas gurin.
Profecia
Shumica e profecive të Joseph Smith mund të gjenden në librin `Doktrina
dhe Marrëveshjet'. Smith ishte i dhënë pas krijimit të një profecie të re në çdo
situatë. Shumica e këtyre profecive nuk gjenden në veprat autoritare, veç në
`Historinë e Kishës' dhe dokumenta të tjera dokumentare.
Dhuntia dhe fuqia për të shpjeguar
Shumë nga zbulesat e reja të Smithit rodhën prej asaj që mormonët e quajnë
`dhunti e fuqi për të shpjeguar'. Në pjesën më të madhe të kohës një gjë e tillë
arrihej, ndërsa Smith vështronte ngultas rruazën e një guri magjik. `Kjo dhunti
e fuqi' u përdor te `Libri i Mormonit', te pjesë të ndryshme nga libri `Margaritari
i çmimit ë madh' dhe `Versioni i Frymëzuar i Biblës'
Vegimi i parë i vitit 1820
Në vitin 1820 Joseph gjoja pati një vizion që u bë baza për themelimin e
Kishës mormone. Sipas historisë së mormonëve, sfondi i vegimit të parë të
Joseph ishte një ringjallje që shpërtheu në pranverën e 1820 në Palmira (New
York). Smith e përshkuan këtë përtëritje si një `përçarje midis njerëzve', disa
duke thirrur: `Shiko këtu!' dhe ca të tjerëve `Vështro atje!' Disa duke debatuar
për besimin Metodist, disa për besimin presbiterian e të tjerë për besimin Bap-
tist. (Margaritari i çmimit të madh -- Joseph Smith -- Historia 1:5)
Kur kishte katërmbëdhjetë vjeç, shpesh Joseph thoshte me vete `Çfarë duhet
të bëjmë?' Cilat nga këto parti kanë të drejtë? ose që të gjitha janë bashkuar në
gabim? Dhe nëse ndonjera prej tyre ka të drejtë, cila është ajo dhe si do ta
njoh?' (po aty, fq 1-10)
Historia e Joseph na thotë se një ditë ndërsa lexonte Biblën, rastësisht ndeshi
në fjalët e Jakovit (1-5) "Por n.q.s ndonjërit prej jush i mungon urtësia, le të
kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar dhe atij do t'i
jepet!" Ai e mori këtë paragraf për të bindur veten që të shkonte ndër pyje dhe
të lutej për të marrë përgjigje për se në cilën ai duhej të lidhej. Konteksi i
vërtetë i Jakovit në 1-5 flet kundër shpjegimit të Smith, sepse mençuria për të
cilën flet Jakovi ka të bëjë me atë se përse ne rendim pas provave.
Megjithatë, Smith shkoi ndër pyje për t'u lutur, duke e lenë veten të mposhtej
prej një krize djallëzore. "Një errësirë e plotë u mblodh rreth meje dhe mua
m'u duk për një çast se qeshë dënuar me shkatërrim të menjë-hershëm." (po
aty 1:15)
Dhe menjëherë pas kësaj, mbi kryet e tij befas u shfaq një dritë tek e cila
zbritën dy persona. Ati tregoi me gisht Birin dhe e njohu atë. Dhe Smithi vazhdon:
Qëllimi im për të shkruar e kërkuar Zotin ishte të mësoj se cili prej sekteve
ishte i drejtë, që unë pastaj mund të lidhesha me to. Pyeta personat që rrinin
sipër meje në mes të dritës se cili prej atyre sekteve ishte i vërtetë, (sepse në
atë kohë zemra kurrë nuk më thoshte se ato ishin të gjithë të shtrembër),
dhe cilin duhej ta pranoja. E ata më thanë se nuk duhej të lidhesha me
asnjerin dhe se ata ishin që të gjithë të gabuar. Personi që mu drejtua më
tha se të gjitha besimet i ngjallnin neveri e se profesorët ishin të korruptuar.
(po aty 1:18-19)
Analiza biblike e vegimit të parë të Smithit
Në vegimin e parë të Smith ne gjejmë se të gjitha Kishat e krishtera janë të
gabuara. Pyetja e Smith na zbulon mungesën e dijes së tij për sektet dhe Kishën.
Sektet e krishtera mësojnë të njëjtat doktrina si ato të Trinisë, hyjnisë së Jezu
Krishtit, Personin e Shpirtit të Shenjtë, vdekjen pajtuese të Krishtit, ringjalljen
si dhe shpëtimin nëpërmjet mëshirës. Bibla lejon gjerësi në problemet periferike
(Romakëve 14,1-5, Kolosianëve 2,16-17 dhe 1 Korintasve 12,12-27) e kjo do
të thotë se sektet dallojnë. Organizimet e krishtera, sikurse Campus Crusade
për Krishtin, janë provë e Bashkimit të krishterë, sepse anëtarët janë prej disa
sekteve dhe se ne përqëndrohemi në një punë të bashkuar në Krisht.
Tashmë ne kemi përmendur në kapitullin 1 se prova për një profet të vërtetë
përfshin një saktësi të plotë dhe ndjekje të Zotit të vërtetë. (Besëlidhja e
Ripërtërirë 13,1-5; 18,20-22). Do të donim të shtonim dhe libri i Jeshajës 8,20
me "Në Ligj mbështetemi, në dëshmi! Ata që nuk do të thonë kështu, agimin
nuk do ta presin." Kjo provë është e rëndësishme, sepse na tregon se të gjitha
fjalët e përhapura prej tyre duhen të përputhen me ato që ka thënë Zoti:
Vegimi i parë i Joseph Smith dështon për të kaluar provën e Shkrimit të
shenjtë. Smith pretendon të ketë parë Zotin, Atin, që është në kundërshtim me
atë të Gjonit 1,18; 6,46 ("Askush nuk e ka parë Zotin") dhe te 1 Timoteut 6,16
("të cilin asnjë njeri nuk e ka parë dhe as mund ta shohë"). Smith pretendon se
Ati kishte formë e trup, e kjo është në kundërshtim me atë që thuhet te
Kolosianët 1,15 ("shëmbëllesa e Perëndisë së papashëm")
Smith pretendon se Jezusi paska thënë se të gjitha Kishat janë të gabuara, e
kjo është në kundërshtim me Mateun 16,18. "Unë do ta ndërtoj Kishën time;
asnjë armik nuk do ta shkatërrojë, as vdekja". Vështirë se dikush do të mundej
të besonte se i njëjti Jezus në parabolën 13-të të Mateut do të mund të
kundërshtonte vetveten me vegimin e Jezusit e të thoshte se të gjitha Kishat
na qenkan të gabuara. Apostull Pal, gjithashtu, pohon se Kisha do të mbetet
këtu për shekuj e shekuj. (Efesianëve 3,21)
Lindja e mormonizmit
Ajo që shembëllon si një vazhdimësi e harmonizuar e ngjarjeve, është ajo
që Joseph me anën e disa ndihmësave ia doli të themelonte Kishën e tij. Ngjarja
nxjerrë nga libri "Margaritari i Çmimit të madh" thotë se Joseph Smith pati
një engjëll që e zgjoi nga gjumi me 21 Shtator 1823. Ky engjëll, më vonë i
njohur si Moroni, një personazh i marrë me mend në "Libri i Mormonit" i
tregoi Smith se një shënim i njerëzve të këtij kontinenti ishte shkruar mbi
pjata të arta dhe ishin varrosur pranë shtëpisë së tij.
Moroni i tregoi Joseph pjatat që ishin varrosur në kodrën Kumorrah, por e
ndaloi t'i merrte për katër vjet. Pjata e arta thuhej se ishin mbyllur në një arkë
guri bashkë me dy takëme guri me harqe të florinjta që ishin në një parzmore.
Moroni i tregoi Smith se këta gurë ishin Urim-i dhe Thumim-i dhe se ishin
përdorur prej `profetëve' për të bërë interpretime (Margaritari i Çmimit të
Madh 1,27-54)
Më në fund ai i mori pjatat e arta, gurët dhe parzmoren me 22 Shtator 1827
dhe nisi përkthimin e shkronjave. Gjuha në ato pjata thuhej se që prej
`hieroglifeve të riformuara' për të cilat askush nuk kishte dëgjuar më parë ose
pas Smith. "Libri i Mormonit" botuar me 26 Mars 1830 është Shkrimi themelor
në Kishën mormone dhe i 125 librave të tij të vegjël.
Me 6 prill 1830, në Fayette, New York, "Kisha e Krishtit ishte organizuar
zyrtarisht prej gjashtë anëtarësh. Emri i parë i saj, Kisha e Krishtit, ishte
ndryshuar në 1832 në Kisha e Shenjtorëve të Sotëm dhe përsëri më 1834 në
emrin e saj të tanishëm, Kisha e Jezu Krishtit, të Shenjtorëve të Sotëm.
Duke vepruar mbi nocionin e paramenduar se Kisha e krishterë ishte e
gënjeshtërt, Smith nis të ringjallë të gjitha pjesët e saj të humbura; profetin,
parashikuesin, zbuluesin, apostujt, kungimin, priftërinë, tempujt si dhe shkrimin
e shtuar. Mormonizmi pushtoi fortesën më të fuqishme kur thuajse gjithë
kongregacioni i Dishepujve të hershëm të Krishtit, duke përfshirë këtu dhe
predikuesin e shquar të tyre Sidney Rigdon, u kthyen në besimin e porsa
formuar të Joseph Smith. Kjo ndodhi në Kirtland, Ohio, në tetor të 1830. Që
nga ajo kohë e këtej Smith kurrë nuk vuajti nga mungesa e predikuesve të
mirë dhe të shkëlqyer.
Ajo që nisi si një organizëm prej gjashtë njerëzish në një kosolle druri në
Fayette, të New Yorkut, është rritur tashmë në një perandori prej tetë milionësh
me një të ardhur në rritje gjer në 3.000.000 dollarësh në ditë. Programi misionar
i tyre merr më shumë se 40 000 misionarë në tërë botën e që pagëzon thuajse
një të tretën e një milion njerëzve çdo vit.
Struktura i Kishës mormone
Autoriteti i priftërisë
Moroni i pati thënë Smithit se të pasurit dhe të përdorurit të gurëve përbënin
një profeci. Smith në mënyrë shumë të dukshme ndjente se kjo nuk i jepte atij
shumë autoritet, kështu ishte vendosur që priftëria e vërtetë dhe autoriteti për
të pagëzuar duhej të ripërtëriheshin me Kishën. Me 15 maj 1829, Joseph Smith
dhe Oliver Cowdery, njëri prej autorve të `Libri i Mormonit', pretenduan se
Gjon Pagëzori iu shfaq atyre pranë Harmonisë, Pennsylvania dhe i udhëzoi
ata të pagëzonin njeri tjetrin te Lumi Sesquihana. Me këtë pagëzim erdhi edhe
fuqia e Priftërisë aharonike
1
.
Pas një kohe të shkurtër, Pjetri, Gjoni vizituan gjithashtu Smithin dhe
Cowdery, ndërkohë që rrinin në Pennsylvania. Qëllimi i kësaj vizite ishte për
të ringjallur priftin Melkizedek
2
që u jepte atyre pushtetin për të zotëruar dhu-
ratën e Shpirtit të Shenjtë.
Që të dy priftëritë, të rëndësishme për teologjinë mormone, janë për anëtarët
meshkuj të kishës, por së pari ishin vetëm për anëtaret femra. Burrat e racave
të tjera ishin ndaluar të pranonin priftëritë e mormonizmit gjersa një zbulesë e
re iu dha profetit të tyre më 1978. E vetmja kategori njerëzish që nuk lejohen
të kenë priftëri në mormonizëm janë gratë.
Profeti, Parashikuesi, Zbuluesi
Zyrtari i rangut të lartë të Kishës mormone është profeti i tyre. Disa herë ai
cilësohet si paralajmës dhe zbulues. Ai ka dy shokë, që të dy këshilltarë të
1Aharonike. Emër hebraik, Aharon, që do të thotë i ndriçuar. Në Bibël thuhet se ishte vëllai i
madh i Moisiut dhe prifti i parë i Hebrenjve. (Dalja 4, 40: 13-16). Këtu ka vlerën e mbiemrit dhe
cilëson Kishën Mormone. (shën i Përkth,
2Melkizedek -- Hebr. Malki-cedek, mbret i drejtësisë. Bibla thotë se ishte prift e mbret i
Jerusalemit që bekoi Abrahamin (Zanafilla 14,18). (Shën i Përkth)
klasit të parë. Që të tre ata përbëjnë Presidencën e Parë të Kishës mormone.
Profeti i ri zgjidhet prej presidentit të dymbëdhjetë apostujve pas vdekjes së
profetit të mëparshëm.
Joseph Smith, profeti i parë i Kishës mormone, i shtoi disa doktrina të reja
Kishës së porsalindur. Disa prej praktikave dhe doktrinave të dyshimta tërhoqën
kritikën e bashkësive fqinje.
Që në vitet e para Smith kishte parandjenjën e hidhur të debatit që e ndiqte
atë nga shteti në shtet. Në New York dhe Pennsylvania ai ishte një `shikues
qelqi' i njohur, e kjo do të thotë; një praktikë okulte për të parë përmes një
guri që të gjesh një thesar të humbur ose të varrosur. Më 1826 ai ishte gjykuar
dhe dënuar për këtë prej një gjykate.
Po qe se dëgjojmë pikëpamjen e historisë mormone në Temple Square,
Salt Lake City, Utah për persekutimin e Kishës së hershme mormone, kushdo
do mund të mashtrohej lehtazi e të mendonte se Kisha mormone nuk paskësh
qenë përndjekur për arsye bindëse. Ky argument bie ndesh me faktet. Pozita e
tyre lidhur me përndjekjen e Joseph Smith dhe Mormonëve të parë lexohet si
një roman i cunguar. Harruar prej shumicës së librave të Shenjtorëve të Kohës
sonë është bindja e fortë e Smith-it për të vështruar përmes qelqeve, është
projekti dështak i tij për të mbështeturit e shpresës në Kirtland, Ohio, poligamia
e tij para zbulesës, ushtritë e tija të organizuara në Missouri dhe Illinois si dhe
shpartallimi që ai i bëri shtypit kundërshtar në Nauvao, Ilinois. Provat e
dokumentuara të këtyre si dhe ngjarje të tjera vihen në dispozicion te Bota e
ndryshuar e mormonizmit ("The Changing World of Mormonism," Jerald and
Sandra Tanner, Chicago, Moody Press, 1980).
Me 27 qershor 1844, një turmë prej afër 200 vetësh me fytyra të nxira për
të mos u njohur, sulmoi burgun dhe vëllain e tij, Hiramin, duke i vrarë që të
dy. Joseph nuk vdiq pa luftuar. Sipas një raporti të Kishës, ai shtiu mbi tre
burra në turmë prej të cilëve dy vdiqën. (Historia e Kishës 6:617, 618)
Pas vdekjes së Joseph Smith, shkopi i drejtimit iu kalua Brigham Young,
presidentit të të dymbëdhjetë apostujve. Young e udhëhoqi grupin drejt
Perëndimit në një udhëtim që ndeshi në shumë vështirësi, përfshirë këtu sulmet
e indianëve, zbulimin para rreziqeve dhe mosmarrëveshjet e brendshme. Me
24 korrik 1847 ata arritën në Salt Lake Valley në Utah që u bë dhe qendra e
Kishës mormone. Gjer para vdekjes së Young në 1877, anëtarësia ishte rritur
nga 20 000 në Ilinois deri në 1 500 000 në Utah.
Profetët e gjallë
Ishin dymbëdhjetë profetë të tjerë të Kishës mormone që në kohën e Jo-
seph Smith. Tani, në udhëheqje të Shenjtorëve të Kohës sonë është profeti i
tyre i trembëdhjetë, Ezra Taft Bensoni. Person tjetër në radhë do të jetë Howard
W. Hunter, që është presidenti i sotëm i dymbëdhjetë apostujve.
Profeti i gjallë, pa dyshim, është figuara më e rëndësishme në mormonizmin
e sotëm. Ezra Taft Bensoni, profeti i tyre i gjallë, deklaroi në një fjalim me 26
shkurt 1980 në universitetin e Brigham Young se profeti i gjallë është `më
jetësor për ne sesa punët rutinë.' Më 1945 revista zyrtare e kishës mormone
thoshte: 'Kur flasin udhëheqësit, mendimi përmbushet, ata propozojnë një
plan - ai është plani i Zotit. Kur ata tregojnë një rrugë, nuk ka tjetër veç asaj që
të jetë e sigurtë. Kur ata japin udhëzime, mosmarrëveshjet marrin fund. ("Epoka
e Përsosjes") -- (qershor 1945, fq. 354)
Dymbëdhjetë apostujt e gjallë
Kisha mormone përkrah mendimin se një kishë duhet të ketë trashëgimi
apostolike të drejtpërdrejtë, ndryshe ajo nuk është Kisha e Jezu Krishtit.
Mënyrën se si e shmangnin zbrazësirën kohore midis shekullit të parë dhe
1830, është ajo e kthimit të apostujve të shekullit të parë në tokë (Harmony,
Pennsylvania) dhe e kalimit të autoritetit të kishës në duart e Joseph Smith e
Oliver Cowdery. Është pretendimi i tyre që thotë se, po qe se një Kishë nuk ka
dymbëdhjetë apostuj, ajo nuk mund të jetë Kishë e vërtetë. Këto dymbëdhjetë
burra ndjekin Presidencën e Parë me autoritet.
Grupi i parë i zgjedhur i të shtatëdhjetëve
Menjëherë nën këshillin e të dymbëdhjetëve apostujve vjen Grupi i Parë i
të Zgjedhur i të Shtatëdhjetëve. Këto shtatëdhjetë burra të zgjedhur të Kishës
mormone mendohen të jenë kopja moderne me të shtatëdhjetët që krijoi Jezusi
(te Luka 10). Këta burra bashkë me apostujt dhe presidencën e Kishës mormone
formojnë ata që konsiderohen Autoritetet Kryesore. Kur ndihet nevoja për një
përgjigje vendimtare për një problem, mund të bisedohet me një Autoritet të Rëndësishëm.
Nën drejtimin e tyre është dhe një tjetër grup prej shtatëdhjetë vetash, njësi
presidenciale në kishat lokale dhe peshkopët që janë në këto njësi.
Analiza biblike e strukturës se Kishës mormone
Në vështrim të strukturës së Kishës mormone ne duhet të kuptojmë ç'thotë
Pali te 1 Selanikasve 5,21 "Por vetëm atë që është e mirë". Ne kuptojmë se
brenda sekteve të krishtera ka pasur debate rreth hierarkisë kishtare dhe rregullit
të shërbimit kishtar. Në mormonizëm nuk flasim për një gjë të tillë. Derisa
Smith pretendon të rivendosë çfarë ishte e paripërtërirë, ai duhej së pari të
tregonte se Zoti synonte trashëgiminë e profetëve, apostujve dhe të të
shtatëdhjetëve shumë më parë se ai mund të rivendoste një gjë të tillë.
Në shqyrtim të themeluesit të Kishës mormone çdo i krishterë do të
alarmohej menjëherë me atë që Joseph Smithi ishte i fajësuar përsa i përket
praktikës okulte, pasqyrës parathënëse ndërmjet kohës së vizionit të tij të parë
dhe themelimit të Kishës së tij. Guri vështrues dhe pasqyra parathënëse nuk
përbëjnë një incident të izoluar në jetën e Smith. Shumë është shkruar për
këtë dhe një autor ka fotografuar dy prej gurëve vështrues aktualë të Joseph
Smithit. (Shih. D. Michael Quinn, Mormonizmi i hershëm dhe Pamja e Botës
Magjike, Salt Lake City: Signature Press, 1985).
Çështja e priftërisë dhe e autoritetit në mormonizëm është shpjeguar tashmë
në Bibël. Mormonizmi nuk mund të mbajë priftërinë Aaronike ngaqë ajo është
e kufizuar me pasardhësit e Aaronit. Qëllimi i priftërisë Aronike synonte të
bënte shërbime priftërore dhe veçanërisht të ofronte sakrifica për popullin e
Izraelit (Hebrenjve 5,1-3) Nevoja për priftërinë aharonike pati marrë fund
nëpërmjet sakrificës së Jezusit në kryq (Hebrenjve 7,27). Pati një ndryshim të
ligjit dhe priftërisë përsa i përket kësaj (Hebrenjve 7,12).
Qëkur qëllimi i priftërisë aharonike ishte përmbushur nëpërmjet kryqit,
Jezusi ishte shpallur Prifti i Lartë i Fesë së krishterë, sipas urdhrit të Mel-
kizedekut (Hebrenjve 7,11-18). Ai vazhdon përgjithmonë sipas urdhrit të
Melkizedekut gjersa Jezusi kurrë nuk do të lërë vendin e tij si prifti ynë i lartë.
E vetmja priftëri e përmendur në Bibël për të krishterët gjendet te 1 Pjetri
2,5-10. Atje ne gjejmë priftërinë madhështore dhe të shenjtë për besimtarin.
Ajo nuk është e kufizuar vetëm për meshkujt e bardhë, por për të gjithë
besimtarët. Autoriteti ynë rrjedh nga të qenit fëmijë të Zotit tonë të vërtetë e të
gjallë. Gjoni 1,12 na thotë: "Meqë shumë e pranuan atë, Ai iu dha të drejtën të
bëheshin fëmijë të Perëndisë, atyre që besonin në emrin e tij." E drejta jonë
nuk është rezultat i priftërisë, por asaj që Shpëtimtari ynë bëri për ne. A kemi
nevojë ne për një profet që të udhëheqë Kishën e krishterë? Në kuptimin e
vërtetë ne e kemi një profet që udhëheq krishterimin - emri i tij është Jezus.
Jezusi është profeti ynë (Veprat 2,22), prifti ynë (Hebrenjve 7,12), mbreti ynë
(Apokalipsi 17,14). Mormonët kanë një koncept të gënjeshtërt se ne duam një
profet të tipit të Dhiatës së Vjetër sikurse Moisiu për të udhëhequr krishterimin.
Shpesh ata i drejtohen Amosit 3,7 si një provë e kësaj, mirëpo teksti provë i
tyre qëndron jashtë kontekstit. Ajo që Amosi na thotë është se Zoti kurrë nuk
do të lejojë një fatkeqësi mbi Izraelin pa mos treguar së pari profetin.
Ndoshta argumenti më i fuqishëm ndaj idesë së një profeti është Luka 16,16
`Ligji i Mosheut dhe Profetët ishin shpallur gjer me ardhjen e Gjon Pagëzorit.'
Jezusi tha se profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër ishte Gjon Pagëzori. Hebrenjve
1,1 i bën jehonë kësaj. "Në të kaluarën Perëndia foli shpeshherë me të parët
tanë me anën e profetëve. Por tani, këto ditët e fundit, na ka folur me anë të
Birit të vet." Profetët ishin për ta para ardhjes së Krishtit.
Apostujt që zgjodhi Krishti ishin themeli i Kishës. Kur Juda vrau veten, ai
ishte zëvendësuar prej Matait (Veprat 1,26). Kur vështrojmë tek Efesianët
2,20 mësojmë për themelin e Kishës "Ju u vutë në ndërtesën themeli i të cilës
përbëhet nga ata që janë apostujt dhe profetë. Por guri më i rëndësishëm i këtij
themeli, d.m.th guri i qoshes, është Jezusi vetë." Kisha ka vazhduar ndërtimin
e saj që në ditët e profetëve. Ne nuk kemi përse të shkallmojmë ndërtesën, sa
herë vdes një apostull dhe ta zëvendësojmë atë me një themel të ri.
Një tjetër problem që zhvillohet në Kishën mormone është ai për të
shtatëdhjetët. Pasazhi nga ku ata e nxjerrin këtë është gjetur diku te Luka
10,1. Dorëshkrimet më të mira greke kanë shtatëdhjetë e dy në vend të
shtatëdhjetë. Bibla Standarte Amerikane dhe Versioni i Ri Ndërkombëtar e
vërtetojnë këtë. Kisha Mormone ka ndërtuar një pjesë të ripërtëritjes së saj
mbi një tekst të brendshëm që bëhet veçanërisht problematik që nga momenti
kur Smith pretendoi të përkthente Biblën me vullnetin dhe fuqinë e Zotit.
Mirëpo ai kurrë nuk e ndreqi rreshtin.
Shkrimet e Mormonizmit
Kisha Mormon ka katër shkrime të pranuara që ata i quajnë Veprat e tyre
bazë: Biblën, "Librin e Mormonit," "Doktrinën dhe Marrëveshjet, si dhe
"Perlën E Çmimit Të Madh."
Bibla
Paragrafi i tetë i Besimit për Kishën Mormone thotë: `Ne besojmë Biblën
si Fjalë e Perendisë sa kohë që ajo përkthehet saktësisht.' (Perla e Çmimit të
Madh, Fq. 60). Libri i Mormonit pretendon se Kisha Katolike ka flakur tutje
Fjalën e Zotit. "Shumë pjesë që janë të qarta dhe shumë të çmuara dhe
gjithashtu, edhe shumë premtime të Perendise janë hequr. Dhe gjithë këtë e
kanë bërë që të shtrembërojnë rrugët e drejta të Zotit." (1 Nef 13: 26b, 27).
Orson Pratt, njeri prej apostujve të parë të Kishës mormone, e shpjegon
këtë kështu: `E kush di që madje një rresht në tërë Biblën t'i ketë shpëtuar
përdhosjes e të na përcjellë kuptimin që shpreh në origjinal?' ("Orson Pratt's
Works," 1891, p. 218 -- Veprat e Pratit.).
Ky mosbesim i përgjithshëm për Biblën i ka çuar mormonët të kenë më
shumë besim në veprat standarte të Kishës së tyre. Joseph Smith bëri një
përpjekje të ndreqë gabimet që ai mendonte se ndodheshin në Bibël, duke e
përkthyer atë "me hirin dhe fuqinë e Perëndisë." Mormonët pretendojnë se
Bibla e cila është ndryshuar pa shpresë ndreqjeje nga teksti origjinal, është
krejt e gënjeshtërt. (Shih Answers to Tough Questions, fq. 4-6 -- Përgjigje
pyetjeve të vështira, fq. 4-6)
Smith e nisi punën e tij për Biblën në pranverën e 1831. Me 2 Korrik 1833,
`Historia e Kishës' shënon `Këtë ditë ne përfunduam përkthimin e Shkrimeve
të Shenjta'. Qenë hartuar plane për botimin e përkthimit (Doktrina dhe
Marrëveshje, 94:10), por nuk ia dolën të shohin botimin gjer më 1867, kur një
grup i vogël i Kishës mormone e botoi atë. Kisha Mormone e Jutah (Utah)
refuzoi të adoptonte veprën e përfunduar të Smithit gjer në vitin 1984, kur
pjesë të saj ishin shtuar në shënimet që ata i bënë Biblës sipas versionit të
vjetëruar në anglisht.
Apostulli Gjon na jep një paralajmërim rreth të shtuarit ose të hequrit prej
librit të Apokalipsit:
Nëse dikush do t'u shtojë atyre diçka, Zoti do t'ia shtojë atij mallkimet që
janë shkruar në këtë libër. Dhe po qe se dikush heq prej fjalëve të këtij libri
këtë profeci, Zoti do ta largojë atë prej pemës së jetës dhe prej qytetit të
Shenjtë, të cilët janë shkruar në këtë libër. (22,18b, 19)
Këto rreshta janë një vetëmallkim për Smithin. Në Biblën e botuar prej
Kishës mormone, libri i Apokalipsit ka rreshtat që pasojnë me JSF (iniciale në
anglisht për John Smith Translation) në shënimet në fund të tekstit që tregojnë
ndryshimin në tekst prej përkthimit të Joseph Smithit: Apokalipsi 1,1. 20; 2,1.
22. 26-27; 3,1-2; 4,4.5-6; 5,6; 6,1.14; 12,1; 13,1; 19,15. 18. 21; 20,6.
Imzoti John. D. Nutting shkroi një krahasim të dorëshkrimeve hebraike
dhe greke të Biblës me versionin e Smithit. Ai zbuloi se ndryshimet që Smithi
bëri në Bibël nuk qëndrojnë krahasuar me dorëshkrimin e Dhiatës Së Vjetër
ose të Re; Smith ishte i paarsimuar në gjuhët biblike dhe nuk ishte i kualifikuar
për të përkthyer atë. (Vënë në dispozicion prej Misionit Ungjillor, Utah, P.O
Box 1901, Orange, CA 92668).
Libri i Mormonit
"Libri i Mormonit" që është konsideruar gjithashtu i frymëzuar: "Ne
besojmë se "Libri i Mormonit" të jetë Fjala e Zotit ("Artikuj për Fenë," numri
8), Joseph Smith e quante atë "Më i sakti libër mbi këtë dhe." ("Mësimet e
Joseph Smith," Salt Lake, Deseret . Press, 1949, fq. 194)
"Libri i Mormonit" thuhet se u përket banorëve të hershëm të Amerikës Së
Veriut dhe përmban plotësimin e Ungjillit si dhe `gjërat e thjeshta dhe të çmuara
që janë hequr' prej Biblës. Indianët e Amerikës të quajtur Lamanitët te "Libri
i Mormonit," ishin në mënyrë krejt origjinale pasardhës së çifutëve. Pjesa më
e madhe e Librit është përqëndruar rreth Lenit dhe familjes së tij që thuhet se
lanë Jeruzalemin në vitin 600 para Krishtit. Rebelimi bëri që ata të ndahen në
grupe të vogla dhe të padrejtët u bënë lëkurë murrmë për shkak të mëkateve të
tyre, ndërsa të drejtët, "nefitët" mbetën `të bardhë' dhe të këndshëm.
Dy fraksionet nisën të grinden e të luftojnë njeri tjetrin dhe përfundimisht
"lamanitët" lëkurëzinj fituan. Para se Moroni, i fundit i "nefitëve", të vdiste, ai
mori dëshminë e njerëzve të vet, të cilat ishin gdhendur në hieroglife të
riformuara egjiptiane dhe ishin varrosur në bregun Kamorrah. Ai hyn në histori
përsëri më 1823 dhe i shfaqet Smith në formën e një ëngjëlli, i cili i kërkon të
shpjegohet prej tij.
Libri në vetvete është një përmbledhje e pesëdhjetë librave të shkruara me
të njëjtin stil, sikurse ai i Biblës në Versionin e King James. Ajo që i jep atij
hijen e autoritetit janë rreshtat dhe kapitujt e tërë të Biblës të shpërndarë në të
gjithë tekstin. Smith u përpoq ta bëjë atë sa më të pranueshëm duke patur
dëshmitë e nënshkruara të tre burrave, sipas të cilëve zëri i Zotit që i urdhëroi
ata të përkthenin, ishte i vërtetë dhe ata panë "pllakat e arta."
Dëshmia e tre burrave (Oliver Cowdery, David Whitmer dhe Martin Har-
ris) është botuar në fillimin e "Librit të Mormonit." Mirëpo ajo që nuk është
diskutuar midis mormonëve është se si këta tre dëshmues ndryshuan më pas
dëshminë e tyre. Dëshmuesi Oliver Cowdery, u bë prokuror dhe vdiq më 1850,
pa mundur kurrë të kundërshtonte këto vargje poetike të gjetura në një botim
mormon me titull "Kohët dhe Stinët," "Po kjo nuk provon se koha nuk ecën,
Pse ca orë gjetiu nuk shkojnë, (Se "Libri i Mormonit" nuk është Fjala e Zotit),
Se vetë Oliveri na e paska mohuar." David Whitmer, i cili shkroi dy broshura
mbi mormonizmin dhe Brigham Young thonë: "Në qershor 1829, Perëndia
thirri Oliver Cowdery, Martin Harris dhe mua si tre dëshmues të shohin vegimin
e engjëllit. (Një fjalim para gjithë besimtarëve në Krisht, 1887, fq. 32)
Nuk është e parëndësishme që Whitmer tha se tre dëshmitarët patën një
vegim. Martin Harris hedh më shumë dritë mbi këtë çështje: "Ndërsa po lutesha,
kalova në një gjendje magjepseje dhe në atë gjendje unë pashë engjëjt dhe
pllakat e arta." (Anthony Metcalf, Një dëshmi e re për Krishtin Në Amerikë,
Salt Lake City, Bookcraft Publishers, 1959, vol. 2, fq. 348). Dëshmitarët e
"Librit të Mormonit" e kanë konsideruar të argumentuar historinë e tyre të
pabesuar duke e ndryshuar dëshminë e tyre "nga të parët e engjëllit me pllakat
e arta" në një vegim dhe magjepsje.
Përkthimi i "Librit të Mormonit" na vjen si proces i parashikimit të së
ardhmes sesa si njohje gjuhësh. Koleksioni i historisë Mormon "Histori e
ngjeshur e Kishës" na portretizon procesin e përkthimit si proces mekanik.
"Me ndihmën e Gurit Profetik, fjalitë do të shfaqeshin e do të lexoheshin prej
Profetit dhe do të shkruheshin prej Martinit ... por, nëse ata nuk do të ishin
shkruar saktësisht, ato do të mbeteshin kështu derisa të ndreqeshin, në mënyrë
që përkthimi të ishte pikërisht identik. Sikur shkrimi i gdhendur mbi pllakat."
(Vol.1, fq. 129).
Ata që pa Joseph Smithi duke përkthyer na japin një raport kontradiktor.
Martin Harris, Ema Hale Smith, (gruaja e profetit) dhe David Whitmer
deklaronin se Joseph Smith duhej të vinte një gur në kapele dhe të mbulonte
fytyrën me atë kapele, në mënyrë që në gur të shfaqeshin fjalët prej pllakave
dhe ekuivalenti anglisht. Whitmer rrëfen: "Tani do t'u jap një përshkrim të
mënyrës sipas së cilës ishte përkthyer Libri I Mormonit." Joseph Smith e
vendoste gurin profetizues në kapele dhe pastaj mbulonte fytyrën e vet me atë
kapele ... një copë disi e ngjashme me pergamenin i shfaqej para sysh dhe
mbi të i vegonte shkrimi." (Fjalim të gjithë besimtarëve në Krisht - fq. 12)
Miliona njerëz kanë mbështetur besimin e tyre në veprën e Joseph Smith.
Përveç parashikimeve të bëra për të krijuar të krijuar atë, përmbajtjet e këtij
libri kundërshtojnë Biblën. Çdo përpjekje e Smith për të kopjuar stilin e Biblës
nuk mund ta shpëtonte prej gabimit që dëshmon natyrën e tij mashtruese.
Asnjë dëshmi arkeologjike për të mbështetur "Librin e Mormonit," madje
edhe pse Kisha Mormon ka shpenzuar mijëra dollarë dhe orë pune pambarim
për të kërkuar atë. Mormonët kanë prodhuar filma dhe libra duke u përpjekur
të heqin paralele ndërmjet kulturave të hershme të Amerikës Qendrore dhe
"Librit të Mormonit," por gjer në këtë ditë ata kurrë nuk kanë dhënë qoftë
edhe një zbulim të pakundërshtuar.
Thomas Steward Ferguson, profesor në Universitetin Young të Birmingamit,
shpenzoi njëzet e pesë vjet të jetës së tij duke kërkuar dëshmi arkeologjike për
"Librin e Mormonit." Në mbarim të karrierës së vet ai shkroi një letër lidhur
me përfundimin e projektit të tij afatgjatë dhe na thotë se e gjitha ishte vetëm
një -- diskutim. Më në fund konkludon se "Libri i Mormonit" ishte `trillues'
dha na paraqet kolona që përmbajnë tekstin në fjalë dhe mungesën e dëshmisë.
(Shih: "Ferguson's Manuscript Unveiled" -- "Dorëshkrimi i Zbuluar i
Fergusonit" -- Utah, Light House Ministry, 1984, Salt Lake City, Utah 84
110.)
Doktrinat dhe marrëveshjet
"Doktrinat dhe Marrëveshjet" është regjistrimi i 140 zbulesave që nga koha
e Joseph Smith. Ky volum përmban doktrinat dalluese të mormonizmit: duke
përfshirë poligaminë, mbarimin e saj, martesën në parajsë, pagëzimin për të
vdekurit, shumë zotat, njeriu mund të bëhet Zot, Ati ka një trup me mish dhe
kocka dhe `Fjalën e Mençurisë', përfshirë këtu dhe të ngrënit mish në verë, të
pirit duhan (përjashta për bagëtinë dhe të sëmurët, pijet e forta dhe alkoolin,
për larjen e trupit.)
Ndërthurur me këto shkrime janë profecitë e rreme dhe ato profeci që janë
shkruar pasi që faktet ishin bërë të njohura. Një shembull për këtë të fundit
është e famshmja profeci e luftës civile e Joseph Smithit. Në paragrafin 87 ai
thotë se do të shpërthejë luftë ndërmjet Shteteve të Veriut dhe Shteteve të
Jugut, duke nisur me një rebelim në Karolinën e Jugut.
Kjo pjesë ishte shkruar me 25 dhjetor 1832 dhe aty gjenden disa ngajrje
kureshtare që na bëjnë përshtypje se si Smith arriti t'i fusë në këtë subjekt.
Librat e historisë së Shteteve të Bashkuara na thonë se Kongresi aprovoi një
akt tarife me 14 Korrik, pesë muaj para se Smith të bënte zbulesën e tij. Karolina
e Jugut kundërshtoi aktin e tarifës duke e deklaruar atë të paefekshtëm dhe
bosh. Presidenti Xhekson parashikoi trazira dhe vuri trupat kombëtare në
gatishmëri. Një muaj para zbulesës së Smith, qeveritari i Karolinës së Jugut iu
drejtua Kongresit duke shpallur rezistencë me anë të forcës po ta kërkonte
puna.
Fjala e qeveritarit ishte botuar me 10 dhjetor 1932 në "The Boston Daily
Advertiser and Patriot." Njëri prej udhëheqësve mormonë, Orson Hyde,
ndodhej në Boston me 10 dhjetor për të vajtur në Kirtland, Ohio, ku ndodhej
Smith dhe arriti atje me 22 djetor. Tri ditë më vonë Smith i tregonte atij zbulesën
që përmbante të njëjtin informacion që vihej re në acarimin publik dhe në
gazetat. Një profet i Zotit nuk dëgjon lajmet, por ja që ai i përsërit si profeci të
tij.
Shtatë paragrafë të "Doktrina dhe Marrëveshje" kanë profeci të rreme dhe
të bujshme. Në të sipërpërmendurën profeci të luftës civile gjenden pjesë
profecie që nuk u realizuan. E tillë është ajo që thotë se Britania e Madhe do
të hynte në luftë dhe t'u bënte thirrje kombeve të tjera ta ndihmonin. Një gjë e
tillë nuk ndodhi.
Një tjetër shembull i njerës prej profecive të rreme të Smithit është paragrafi
114:1-2 që thotë: "Vërtetë kështu thotë Zoti: ka urtësi te shërbëtori im David
W. Patten ... që do të përmbushë një mision bashkë me mua pranverën që
vjen, në shoqëri me të tjerët, me të dymbëdhjetët duke përfshirë vetveten."
Smith e dha këtë profeci me 17 prill 1838, mirëpo sipas Historisë Mormone të
Kishës, Patteni vdiq anëtar besnik me 9 tetor 1837, pesë muaj para misionit të
tij.
Libri i çmimit të madh
Ky volum i Shkrimit mormone zakonisht gjendet i lidhur bashkë me
"Doktrina dhe Marrëveshja." Ai përmban këto pjesë: "Libri i Moisiut," "Libri
i Abrahamit," "Joseph Smith -- Historia" dhe "Artikuj për Fenë." "Libri i
Moisiut" dhe "Joseph Smith - Mateu" janë pjesë nga përkthimi i Biblës prej
Joseph Smith me 1831. "Historia prej Joseph Smith" është njoftimi i vitit
1839 për vegimin e parë dhe vizitën e Moronit. "Artikujt për Fenë" përmbajnë
trembëdhjetë deklarata për fenë. "Libri i Abrahamit" mendohej se ishte
përkthimi i një papirusi egjiptian, i cili rishkruan kapitullin e parë të Zanafillës
e ku "perënditë" krijuan dhe u zëvendësuan me `Perëndinë'.
Polemikë nisi dhe për "Librin e Abrahamit" qëkur Smith e paraqiti së pari
në vitin 1835. Njëmbëdhjetë mumje egjiptiane, të mbështjella me tapa
papirusesh i ishin dhënë me testament Z. Michael Chandler prej New York. Z.
Chandler udhëtoi në të gjithë vendin që të kërkonte vëzhgues. Kur arriti në
Kirtland, Ohio, Joseph Smithi bleu mumjet Chandlerit. Menjëherë Smith nisi
përkthimin e hieroglifeve të papiruseve dhe `për gëzimin tonë të madh gjeti se
njeri prej atyre tapave përmbante shkrimet e Abrahamit, kurse një tjetër
shkrimin e Jozefit të Egjiptit." ("Historia e Kishës," 2:236). Përkthimi
përfundimtar i një papirusi u pranua si shkrim i shenjtë prej mormonëve dhe
ky ishte "Libri i Abrahamit."
Më 1867 koleksioni i papiruseve që formonin "Librin e Abrahamit" ishte
rizbuluar në Muzeun Metroplitan në New York. Ky koleksion u dha
egjiptologëve hov për veprën e Joseph Smithit, mirëpo për fatkeqësinë e Kishës
mormone, asnjë egjiptolog nuk vërtetoi as edhe një fjalë të vetme në përkthimin
e Smithit. Ca më keq, papirusi nuk kishte të bënte fare me Abrahamin, ai
vetëm se përmbante udhëzime varrimi për një funeral të zakonshëm egjiptian.
Kjo tregon natyrën mashtruese të përkthimit të Smithit. Vepra e tij është
mashtruese, një doktrinë e gënjeshtërt e vendosur nën maskën e shkrimit të
shenjtë. Perënditë e përmendura te "Libri i Abrahamit," kapitujt 4 dhe 5 janë
po aq të gënjeshtra sa dhe perënditë që përmenden te papirusi. Në mënyrë
krejt të plotë ai nuk vlerësoi paralajmërimin rreth profetëve të rremë tek
Besëlidhja e Ripërtërirë 13,1-4 duke e bërë popullin e tij të rendë pas perëndive
të tjera.
Teologjia mormone
Kisha mormone i paraqet publikut imazhin se ata janë pikërisht një Kishë
tjetër e krishterë. Ata do të dëshironin të pranoheshin si të tillë, çfarë është
shfaqur edhe në kuptimin e mjegulluar te artikulli i tyre i parë për fenë: `Ne
besojmë te Zoti, te Ati i përjetshëm, te Biri i tij Jezu Krishti dhe te Shpirti i
Shenjtë.' Nëse këto fjalë do të ishin të izoluara prej kontekstit mormon, ato do
të mund të pranoheshin si të vërtetë për semantikët, përcaktimi përfundimtar
varet prej asaj se si ju i përkufizoni fjalët tuaja.
Natyra e Zotit në mormonizëm
Në sqarimin e Artikujve mormonë për fenë, Joseph Smith mohon haptas
doktrinën e Trinisë -- një Zoti në tre Persona. Ai thotë "Shumë njerëz thonë
se është një Zot; se Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë janë vetëm një Zot! Unë
them se ky është një Zot i çuditshëm -- tre në një dhe një në tre.! ... Ai do të
jetë një Zot çuditërisht i madh -- Ai do të jetë një gjigand ose një përbindësh."
("Historia e Kishës," 6:476). Smith kurrë nuk e mohoi këtë deklaratë.
Ai u largua prej monoteizmit dhe përqafoi politeizmin me fjalët "Unë do të
predikoj për shumëllojshmërinë e zotave.... Dëshiroj të deklaroj gjithmonë
dhe në të gjitha kongregacionet kur kam predikuar për hyjninë, në atë predikim
ishte shumëlllojshmëria e zotave" (po aty 6:474). Sikurse përmendëm edhe
më lart, "Libri i Abrahamit" politeist gjithashtu `E pastaj Perëndia tha: Le të
zbresim poshtë ... d.m.th zotat... dhe Shpirti i Zotit varej pezull në sipërfaqen
e ujërave. Dhe zotat thirrën dritën e ditës ... dhe zotat urdhëruan hapësirën."
(Abrahami 4:1-7)
Zoti i vërtetë, të cilin ne po lexojmë në Bibël është i përjetshëm, nga
pafundësia në pafundësi. Dr. Norman Geisler argumenton për ekzistencën e
qënies, Zotin.
Ne themi se teizmi është e vetmja pikëpamje e mjaftueshme e botës. Të
gjitha të tjerat janë vetëshkatërruese ose aktualisht të paafirmuara. Vetëm
teizmi është tashmë i pamohueshëm. Ai ofron një argument bashkë me
premisa të pamohueshme në ekzistencën e një Qenie pambarisht të përsosur
dhe të fuqishme përtej kësaj bote. ("Apologjetët e krishterë," Grand Rap-
ids, M1: Baker Book House, 1976, fq. 258)
Kulturat që mësojnë politeizmin e pengojnë këtë të vërtetë. Kur një zot
ndjek një tjetër zot në trashëgimi, atëherë ju duhet të jepni një vlerësim se nga
vijnë këto zota.
Joseph Smith i përgjigjet kësaj duke thënë se Zoti është një njeri i lartësuar:
"Zoti vetë ishte njëherë ashtu siç ne jemi tani dhe ai mbetet një njeri i lartësuar.
("Historia e Kishës," 6:3050). Shkrimi Mormon i shton kësaj: "Ati ka një trup
me mish dhe kocka, po kaq të prekshëm sa dhe të njeriut." ("Doktrina dhe
Marrëveshje," 130:22). Gjetkë, Smithi merret me këtë duke na mësuar se Ati
dikur jetonte në një planet tjetër dhe se adhuronte një zot para tij: Gjoni zbuloi
se edhe Zoti, Ati i Jezu Krishtit kishte një Atë." ("Historia e Kishës," 6:476)
Nuk është e pazakontë të gjesh perëndesha në besimet politeiste. Kisha
mormone e shton këtë gjithashtu në teorinë e vet dhe në adhurim. Në Librin e
Himneve të Kishës mormone, dy strofat e këngës "O, Ati im! i kushtohen
nderimit të thellë për Mëmën qiellore". Apostulli mormon, James Talmage
shkroi për të në librin e tij "Artikuj për Fenë": "Ne na është thënë shprehimisht
se Zoti është Ati i shpirtrave tanë ... ne duhet të dimë se një Mëmë e shpirtrave
është një personalitet i vërtetë." (Salt Lake City: Desert Books fq. 443)
Jezusi në mormonizëm
Perënditë dhe perëndeshat në teologjinë mormone kanë fuqinë të
parashikojnë fëmijët shpirtërorë në qiell. Mormonët i referohen kësaj si
paraekzistencë e shpirtrave. Ati i këtij planeti kishte fëmijë me gruan pe-
rëndeshë, prej së cilës Jezusi ishte parëlindur. Profeti i gjashtë i Kishës
mormone, Joseph F. Smith, thoshte: "Midis fëmijëve shpirtërorë të Elohimit i
parëlindur ishte dhe mbetet Jahve, ose Jezu Krishti, me të cilin gjithë të tjerët
janë të rinj." ("Doktrina Ungjillore" fq. 70)
Në paraekzistencë që të gjithë fëmijët e shenjtë janë një familje e madhe.
Fëmija i dytë i parëlindur në mormonizëm është Luçiferi. Mormonët nuk
turbullohen të quajnë Jezusin një vëlla hyjnor me Luçiferin. Një shkrimtar
mormon thoshte: Emërimi i Jezusit për shpëtimtar i botës që kundërshtuar
prej njerit prej bijve të tjerë të Zotit. Ai ishte Luçiferi, biri i mëngjesit -- ky
vëlla hyjnor i Jezusit që në mënyrë të dëshpëruar u përpoq të bëhej shpëtimtar
i njerëzimit." (Milton Hunter, "Ungjilli përmes shekujve," Salt Lake City:
Stevens and Wallis, 1945, fq. 15)
Kur koha e përshtatshme erdhi që Jezusi të vinte në këtë botë, mormonët
na mësojnë se Ati qiellor zbriti mbi këtë dhe (si një njeri i lartësuar) dhe bëri
bashkim seksual me Marinë për t'i dhënë trup Jezusit. Brigham Young thoshte:
"Kur Maria virgjëreshë ngjizi fëmijë Jezusin, Ati e pati bërë atë sipas shëm-
bëlltyrës së vet. Ai nuk pati lindur me Shpirtin e shenjtë." ("Journal of Dis-
courses," 1:50) Përsëri ai thotë: "Ati erdhi vetë dhe nderoi atë me trup njeriu
tempull në vend që të linte dikë tjetër të binte mbi të." (po aty 4:218) Fjalët e
Brigham Youngut e bëjnë shtatëzaninë dhe lindjen e Jezu Krishtit fallso dhe
një veprim tokësor.
Ideja për zotat me gratë në qiell nuk e shpëtoi Jezusin në teologjinë mormone
te "Shenjtët e kohës sonë". Jezusi është njeri prej zotave në gjithësi. Apostulli
Orson Pratti pretendon se Jezusi ishte i martuar me tre gra: "Do të mbahet
mend se një kohë u bë dasëm në Kana të Galilesë. Nga leximi i kujdesshëm i
atij përkthimi do të zbulohet se askush tjetër veç Jezu Krishtit ishte martuar
me atë rast. Nëse ai nuk do të ishte martuar kurrë, afria e tij me Marinë, Martën
dhe me Marinë tjetër ... duhet të ketë qenë shumë e pahijshme dhe e
papërshtatshme për të mos thënë më tepër." ("Journal of Discourses," 2:82)
Shpirti i Shenjtë në mormonizëm
Doktrina për Shpirtin e Shenjtë duket se ka pasur ndryshim të madh në
mormonizëm. Fillimisht Joseph Smith mendonte se kishte një ndryshim
ndërmjet Frymës së Shenjtë dhe Shpirtit të Shenjtë. Ai nuk e njihte faktin se
fjalët Holy Ghost (Fryma e Shenjtë) përbëjnë një frazë të vjetër të anglishtes
elisabetiane baraz me Holy Spirit (Shpirti i Shenjtë). Megjithatë, "Në Lek-
sionet e Joseph Smith për Fenë" (fillimisht botuar me më 1835 te "Libri i
Urdhrave") ai bënte një seri pyetjesh (fq. 55,58):
Pyetje: A kanë Ati dhe Biri të njëjtën mendje?
Përgjigje: Po, kanë
Pyetje: Ç'është kjo mendje?
Përgjigje: Shpirti i Shenjtë
Brigham Young, gjithashtu, predikonte doktrinën e rreme për Shpirtin e
Shenjtë kur thoshte: "Jezu Krishti nuk pati lindur prej Shpirtit të Shenjtë."
("Journal of Discourses," 1:51). Përveç kësaj, Herber C. Kimball, anëtar i
Presidencës Së Parë Të Të Rinjve (Young's First Presidency) thoshte se Shpirti
i Shenjtë pati lindur në qiell si njeri "Shpirti i Shenjtë është një njëri prej bijve
të Atit dhe Zotit tonë." (po aty, 5:179)
Njeriu shndërrohet në Zot në mormonizëm
Njeriu është një krijesë në zhvillim në mormonizëm. Ai zuri fill si një
mençuri e përjetshme e që pastaj u shndërrua në një fëmijë hyjni. "Njeriu
është një shpirt i veshur me një trup-altar. Pjesa e inteligjencës, prej së cilës ai
kurrë nuk ishte krijuar ose bërë, por që ekzistonte në përjetësi -- njeriu që në
fillim bashkë me Zotin." (Joseph F. Smith, "Progresi i Njeriut")
Duke nisur me Joseph Smith, Shenjtorët e Kohës Sonë na kanë mësuar për
vite me rradhë se njëra zotëron forcën për t'u bërë Zot. Smith thoshte: "Këtu,
pra, është jeta e pafund -- për të njohur Zotin e mençur e të vërtetë dhe ju
duhet të mësoni si të bëheni zota vetë ... ashtu siç janë bërë gjithë zotat para
jush." (Historia e Kishës, 6:306) Ai, gjithashtu, shkroi një zbulesë te "Doktrina
dhe Marrëveshje" në të cilën premton hyjnizimin në ringjalljen e Mormonit
besnik: "E atëherë ata do të bëhen zota, sepse nuk do të kenë më fund dhe
rrjedhimisht, do të ekzistojnë nga pafundësia. Pastaj do të mbeten zota, sepse
do të kenë gjithë pushtetin." (132:19, 20)
Vdekja pajtuese e Krishtit dhe shpëtimi
Shlyerja e mëkatit me anë të Krishtit në Mormonizëm, është e mundshme
për disa mëkate. Brigham Young thoshte: "Janë disa mëkate që i bëjnë njerëzit
dhe për të cilat nuk mund të marrin falje në këtë botë ... ata do të donin të
derdhnin gjakun e tyre mbi këtë dhe" ("Journal of Discourses," 4:53)
Shlyerja e Krishtit në mormonizëm siguronte një shpëtim të përgjithshëm
për këdo dhe kjo është ringjallja e `të drejtëve' dhe e `të padrejtëve'. Artikulli
i tyre i gjashtë për Fenë thotë: "Ne besojmë se nëpërmjet shlyerjes së mëkatit
nga ana e Krishtit gjithë njerëzimi mund të shpëtojë duke iu bindur ligjeve
dhe urdhrave të Ungjillit." Në këtë mënyrë ata që nuk kanë bërë mëkate të
pafalshme, do të shkojnë në qiell, shkalla e parë e qiellit në teologjinë mor-
mone, sfera `telestiale'. Njerëzit të cilët përgjithësisht përpiqen të bëjnë mirë,
por që nuk u binden urdhrave të Mormonit, shkojnë në shkallën e dytë, në
sferën `tokësore'. Shenjtët besnikë të kohës sonë, të cilët u binden të gjitha
ligjeve dhe urdhrave të Ungjillit, do të shkojnë në sferën `qiellore' shkalla e
tretë dhe më e larta.
Mormonët kanë një doktrinë për pagëzimin e një të gjalli në vend të një të
vdekuri, çfarë lejon që i vdekuri të llogaritet Mormon. Ai bazohet mbi leximin
e gabuar të 1 Korintasve 15,29 ku Pali foli për dikë tjetër, jashtë vetes së vet
dhe Kishës, "Përse atëherë ata pagëzohen dhe për të vdekurit?" Është e qartë
se kjo nuk është praktikë e krishterë, sepse Pali tha plot kujdes `ata', në vend
që të thoshte `ne' ose `unë'.
Veprat mormone përcaktojnë se çfarë vendi zë dikush në ardhmërinë e tij.
Madje, edhe ai veprim tokësor që quhet pagëzim për të vdekurit, përcakton
fatin e dikujt në Mormonizëm. Do bënim mirë këtu atë që Pali tha për shpëtimin
dhe (veprat) e Titit 3,5: "Ai që na shpëtoi jo me anë të veprave të mira që
bëjmë, por sipas mëshirës."
Analiza biblike e Shenjtërve të kohës sonë
Janë dy fusha të teologjisë mormone, të cilat po të punoheshin ashtu siç
duhet, tërë sistemi i tyre rrëzohet. Pikëpamja e Mormonëve për Zotin vërtitet
rreth dy problemeve: ajo është politeiste dhe kërkon paraekzistencën e shpir-
trave. Në përgënjeshtrim të saj, po qe se mohon njerëz ose të dyja këto, atë-
herë të gjithë çështjet e tjera janë të dorës së dytë. Nëse tregojmë se mono-
teizmi është biblik, atëherë ai asgjeson të gjitha konceptet për Perëndinë dhe
perëndeshat. Vendosja e monoteizmit nuk është e vështirë, sepse Bibla bazohet
mbi ekzistencën e një Zoti, gjithë të tjerët që pretendojnë se janë zota, në të
vërtetë nuk janë të tillë. (Galatasve 4,8). Rreshtat që vijojnë janë disa nga ata
që shpallin një Zot:
Ai është Zoti, nuk ka asnjë tjetër veç Tij." (Besëlidhja e Ripërtërirë 4,35)
Perëndia është Zoti ynë, Zoti është një (Besëlidhja e Ripërtërirë 6,4)
Vallë, a jo unë Perëndi, s'ka perëndi tjetër përpos meje? (Jeshaja 45,21)
Nuk ka perëndi përveç një Perëndie të vetëm. (1 Korintasve 8,4)
Ti beson se është një Perëndi i vetëm? Bën mirë. (Jakobi 2,19)
Mormonët zakonisht do të thonë se ata besojnë në një Zot. Mirëpo ka një të
metë këtu: "Trinia e tyre ka tre zota që janë persona të lindur në kohë të
ndryshme dhe në vende të ndryshme. Trinia biblike është një Zot i përjetshëm,
por ka vetëm një Zot i përjetshëm që ekziston në tre Persona.
Uniteti i Personave si dhe identiteti i Zotit tregohet në vetitë e tij. P.sh: Nuk
ka "tre të përjetshëm", por ka vetëm një Zot që është i përjetshëm dhe tek i cili
të tre Personat kanë pjesën e tyre në natyrën e Tij të përjetshme. Nuk ka "tre të
plotfuqishëm", por vetëm një Zot që është i Plotfuqishëm dhe të tre Personat
kanë pjesën e tyre në natyrën e tij të Plotfuqishme. Kjo mund të thuhet për çdo
veti të Zotit. Nuk ka "tri Perëndi", por ka vetëm një Zot që është Perëndi dhe
të tre Personat kanë natyrën e tij si Perëndi (Një Perëndi -- Efes. 4,5; Ati
është Perëndi -- Mat. 11,25; Biri është Perëndi -- Veprat 2,36; Shpirti i Shenjtë
është Perëndi -- (2 Korintasve 3,17). Monoteizmi, madje, mësohet edhe në
doktrinën e Trinisë -- një Zot në tri Persona.
Para-ekzistenca e shpirtrave në Kishën Mormone është një pozicion që
rrallë është mbajtur prej atyre që qëndrojnë jashtë mormonizmit. Arsyeja është
se Bibla nuk lejon një koncept të tillë. Sidoqë Bibla nuk na tregon gjithçka për
shpirtin, ajo e hedh poshtë para-ekzistencën e tij. Psalmi 102,18 na thotë se
çdo brez njerëzish është krijuar dhe nuk ka para-ekzistuar, Zaharia 12,1 na
tregon se shpirti nuk është formuar para se të vendoset te njeriu, e kjo mohon
para-ekzistencën e tij. Jezusi thonte te Gjoni 3,13 se vetëm ai ka zbritur prej
qiellit e jo biliona shpirtra bashkë me Të. Po te Gjoni 8,23 Ai thoshte se Ai
është i vetmi që vjen prej së larti dhe se kushdo qoftë tjetër është prej kësaj
bote. Me këtë kuptojmë se doktrina e para-ekzistimit është e gënjeshtërt.
Shpëtimi sipas Biblës është dhuratë e Jezu Krishtit, Zotit tonë. Te Efes.
2,8-10 thuhet:
Vetëm me mëshirë jemi të shpëtuar. Vetvetiu nuk mund të bëni asgjë, veçse
të pranoni me besim atë që Perëndia bëri për ju, sepse ne jemi krejtësisht
vepër e Tij, krijuar prej Jezu Krishtit për vepra të mira, që Zoti i paracaktoi
për një jetë të re që ne mund t'i zbatojmë.
Kur njerëzit e pyetën Jezusin "Çfarë duhet të bëjmë që të kryejmë veprat e
Zotit?" (Gjoni 6,28), Jezusi iu përgjigj: "Kjo është vepra e Zotit, që ju të besoni
në Atë që Ai dërgoi për ju." (vargu 29) Nuk ka asnjë rrugë tjetër për të fituar
shpëtimin. Veprat e mira të një njeriu janë dëshmi e një fakti bindës për
shpëtimin e tij, shpëtim jo i blerë nëpërmjet veprave të tij, por i siguruar prej
gjakut të Jezu Krishtit. Ne jemi të shpëtuar nëpërmjet sakrificës së Krishtit në
kryq për mëkatet tona dhe jo ngaqë ne vetë mund të bëjmë ndonjë gjë për
vetveten. Te Hebrenjve 7,27 thuhet se kur Jezusi dha veten për mëkatin e
njeriut, kjo do të thotë se ishte "njëherë dhe përgjithmonë."
Përfundimi
Kur gjithë dëshmia të merret në konsideratë do të konstatojmë, se
mormonizmi pretendon të jetë rimëkëmbja e Kishës së rënë të Jezu Krishtit.
Ne kemi në dorë sfidën e Brigham Young, i cili thoshte: "Merreni Biblën,
krahasoni besimin e Shenjtëve të Kohës Sonë me të dhe shihni nëse ai do t'i
qëndrojë provës." (Journal of Discourses, 16:46)
Përfundimi ynë është se kur mormonizmi të jetë i peshuar në ballancë, ai
do të konsiderohet i panevojshëm.
Që nga doktrina për Zotin gjer te profecitë dhe zbulesat jashtëbiblike, Jo-
seph Smith dështoi në çdo provë për të qënë një profet i Biblës. Te Galatasve
1,8 thuhet:"Por, as ne dhe asnjë engjëll nga qielli, nuk kemi të drejtë t'ju
sjellim një lajm të mirë në kundërshtim me atë që ju solla unë. Kush bën
kështu është i mallkuar."
Këshilla për dëshmitarë
Mormonët janë njerëz, për të cilët Krishti vdiq. Kur flisni me një mormon
për shpëtimin, kini në mendje se ai mendon se ju jeni një anëtar i krishterimit
`femohues'. Bëni çfarë është e mundur t'i qëndroni çështjes së Zotit dhe
shpëtimit dhe jo problemeve anësore.
Ndërkohë që bisedoni, kapni përkufizimet e gabuara të fjalëve dhe përsëritini
ata disa herë gjatë rrjedhës së diskutimit. Kjo do t'ju ndihmojë të nënvizoni
qartazi ndryshimet me mormonizmin. Nuk është gjë e jashtëzakonshme të
merrni disa shënime gjatë bisedës me qëllim që t'i kthehemi përsëri një çështje.
Një rresht i shpjeguar mirë që hedh poshtë një doktrinë të gënjeshtërt është
më e vyer sesa dhjetë rreshta të zbrazura me nxitim. Disa rreshta janë paraqitur
më qartazi se të tjerët, kështu që vështroni te konteksti më parë dhe përgatiteni
veten me rreshtat që themelojnë doktrinat e krishtera.
Marre nga libri "Mashtruesit" te Josh McDouell.