DËSHMITARËT E JEHOVAJT
Dëshmitarët e Jehovajt zyrtarisht të përfshirë në Biblën e Kullës së Rojës
dhe Shoqërinë e Traktatit, është revista më e botuar në kultet perëndimore.
Shumica e familjeve në Amerikë dhe ca më shumë milionë në mbarë
botën e lirë janë marrës të Kullës së Rojës prej përfaqësuesve të saj që shkojnë
derë më derë, të paktën një herë në jetën e tyre, nëse jo disa herë. Revistat e
tyre të famshme të kohës së sotme “Kulla e Rojës” dhe “Zgjohu!” patën fillime
të përvuajtura me 6 000 kopje, por sot ata kanë një tirazh prej pesëdhjetë e
pesë milionë kopjesh në muaj!
Ajo që nisi me një studim biblik në Pittsburg të Pensilvanisë u rrit si një
organizëm mbarëbotëror prej 60 000 kongregacionesh dhe më shumë se katër
milionë punonjës në organikë dhe vullnetarë. Në 1990, 9.5 milionë njerëz
ndoqën Shërbimin Përkujtimor Të Darkës Së Zotit.
Asnjë degëzim i Kishës katolike ose protestante nuk ka qenë kursyer prej
metodologjisë agresive të Dëshmitarëve të Jehovajt. Ata kanë kthyer shumë e
shumë njerëz nga çdo fushë kulture, besimi dhe kombësie.
Historia
Rritja e Dëshmitarëve të Jehovajt pas shekullit të shkuar rivalizon atë të
sekteve protestante tri herë më shumë. Veprimtaria mbarëbotërore është e
drejtuar prej një “Trupi Drejtues” në qendrat e tyre në Brooklyn, New York.
Shtëpitë qendrore, kompjuterët masivë, teknologjia e fundit e botimit, ja çfarë
i mban ata shumë larg prej botuesve të krishterë dhe industrisë së shtyp-shkrimit
profan.
Çarls Tejz Rusel
Çarls Tejz Rusel lindi më 16 shkurt 1852 pranë Pittsburg, në Pennsylvani.
Më 1870, ende në adoleshencën e tij dhe pa arsimimin zyrtar teologjik, Rusel
65 Dëshmitarët e Jehovajt
organizoi një klasë biblike. E vetmja lidhje me krishterimin ishte anëtarësia
me Kishën kongregacionale1. Ai e bindte klasën e tij se ai ishte ‘pastori’ i saj.
Ai mblodhi dyzina grupesh studimi përgjatë kufirit të Ohio dhe Penn-sylvanisë.
Ishte pikërisht në këto vite, kur ai e bazoi eshatologjinë2 e tij mbi mësimet
e Nelson Barbonait, një adventist3 dhe botues “i Lajmëtarit të Mëngjesit” (The
Herald Of The Morning) në Rochester, New York. Barbona e mësonte Ruselin
se Jezu Krishti ishte i pranishëm, por i paparë që më 1874. Më pas Rusel e
riinterpretoi datën dhe predikoi kthimin e padukshëm të Krishtit më 1914.
Më 1879 ai krijoi revistën “Kulla e Rojes Së Zionit” dhe “Lajmëtari i
Paraqitjes Së Krishtit”, në të cilat ai publikonte interpretimin e tij të vetëm për
Biblën. Ai organizoi revistën e re “Kulla e Rojës Së Zionit” dhe “Shoqëria e
Traktatit” më 1884, ndërkohë që ndodhej në Pittsburg. Shkrimet e tij patën
një përkrahje të gjërë në 1886, kur i pari prej gjashtë librave të tij, titulluar
“Agimi i Mijëvjeçarit” pa dritën e botimit (më vonë ai u titullua “Studime Për
Shkrime Të Shenjta”. Një volum i shtatë polemizues i ishte shtuar “Studime
për Shkrimet” në 1917, një vit pas vdekjes së Ruselit. Ai ishte përpiluar prej
botuesve të “Kullës së Rojës” dhe përmbante planin e tij për ditët e fundit prej
Ezekielit dhe Librit të Apokalipsit.
Pak para vdekjes së vet, me 31 tetor 1916, pastor Rusel, sipas “Kullës së
Rojës” udhëtoi më shumë se një milion kilometra e mbajti më shumë se tridhjetë
mijë predikime dhe shkroi libra që arrijnë gjithsej në më shumë se
pesëdhjetëmijë faqe. (Të kualifikuar për t’u bërë priftërinj, Anon, 1959, fq.
310).
Josef F. Rutherford
Pak muaj pas vdekjes së Çarls Tejz Ruselit, këshilltari ligjor i shoqërisë
Josef Franklin Rutherford, u bë presidenti i dytë i Shoqërisë Së Kullës Së
Rojës. Rritur prej prindësh Baptistë, ai nisi të ndiqte Rusel në vitin 1894 dhe
u bashkua me Kullën e Rojes Së Zionit më 1906. Ai u dha atyre emrin
“Dëshmitarët e Jehovajt” në lidhje me atë që Jeshaja thotë (43,10): “Ju jeni
dëshmitarët e mi — thotë Zoti” në një kuvend në Kolumbus (Ohaio) më 1931.
Ndodhi pikërisht nën drejtimin e tij që Rutherford shpërnguli qendrat e
shoqërisë nga Pittsburgu i Pennsylvanisë në Bruklin të New Yorkut. Kjo e
bëri të dukshme përfaqësimin e qeverisjes së Zotit (teokracisë) ku lindin të
gjitha: kontrolli, pushteti dhe vendimet. Veprimtaria më e madhe kërkonte
dhe më shumë punonjës, kështu që u ngrit Betheli për të ujdisur mjetet. Betheli
është programi i punësimit për Kullën e Rojës, ku dhoma dhe tavolina si dhe
20 dollarë paguar në dorë për shpenzime javore i sigurohen si përgjigje për
punën e Dëshmitarit besnik.
Rutherfordi dha afatin e gjyqit të krishterimit të Krishtit që me 1918 duke
nënkuptuar se ishte një organizëm i caktuar për të përfaqësuar Jezusin mbi
tokë, Shoqëria e Kullës së Rojës. Rudhërfordi i ndau dëshmitarët në dy klasa:
të 144 000 (‘të zgjedhurit’që janë të lindur përsëri) dhe ‘turma e madhe’ (të
pazgjedhurit me jetë të përhershme mbi këtë botë). Ashtu si dhe Rusel para tij
, Rutherfordi nuk kishte turp të fitonte honorare për shkrimet e veta çfarë
duket qartë në njëqind librat dhe fletushkat që mbajnë emrin e tij. Që nga
koha e Ruselit dhe Rutherfordit, të gjitha botimet e tjera janë prej shkrimtarëve
anonimë.
Nathan Knorr
Rutherfordi vdiq në vitin 1942 dhe u pasua nga Nathan H. Knorr që la
Kishën e Reformuar në moshën 60 vjeç për t’u bashkuar me Dëshmitarët e
Jehovajt. Që në kohën e presidencës së Knorr-it shoqëria u rrit në miliona,
duke u shtuar nga 155 000 në më shumë se dy milionë anëtarë në 207 vende.
Një qendër përgatitore u quajt Shkolla Biblike e Kullës së Rojës e Giladit
ishte themeluar për arsimimin e priftërinjve të tyre të ardhshëm. Më 1950,
nën drejtimin e Knorrit shoqëria realizoi përkthimin në anglisht të Dhiatës së
re, titulluar Përkthimi i Botës së Re i Shkrimeve të krishtera Greke. Ky ishte
botuar më pas së bashku me versionin e tyre të Dhiatës së Vjetër si Përkthimi
i Botës së Re të Shkrimeve të Shenjta.
Frederick W. Franz
Ku Knorri vdiq në 1977, Frederick N. Franz u bë president i ri i Kullës së
Rojës dhe tani vazhdon të drejtojë punët sipas mënyrës së Knorri. Franz ishte
zëdhënës për komitetin e Përkthimit Bota e Re dhe ishte i vetmi anëtar i këtij
komiteti që kishte njohuri për gjuhët biblike sidoqë nuk kishte asnjë diplomë
që ta përkrahte.
Strukura e Shoqatës së Kullës së Rojës për shpërndarjen e Biblës dhe Traktateve
Nuk është e fshehtë për lexuesit e revistës së Kullës së Rojës që Trupi
Drejtues kujdeset për organizimin. Me 15 dhjetor 1971 botimi i Kullës së
Rojës përmban një diagramë simbolike që shënon Zotin Jehova në pjesën e
67 Dëshmitarët e Jehovajt
sipërme, Jezu Krishtin nën Tij dheTrupin Drejtues nën Jezusin. Pjesëtarët e
këtij Trupi janë quajtur “Klasa besnike dhe e skllevërve të matur” dhe gjithë
drejtimi jetësor është nën ta. Diagrama ka “Pleqtë e Kongregacionit’ si dhe
“Shenjtorët meshtarë’ taman poshtë Trupit Drejtues. Organizmi luan rol kaq
të rëndësishëm në jetën e Dëshmitarëve të Jehovajt saqë dhe ai është
konsideruar si Mëma e tyre.” Ne nuk duhet të njohim vetëm Zot Jehovën si
Atin tonë, por dhe organizatën e tij si Mëmën tonë” (Kulla e Rojës, 1 maj
1957, fq. 274)
Ky Trup Drejtues vlerësohet të jetë rruga e së vërtetës për botën sot. “Njohja
e këtij trupi Drejtues dhe vendi i tij në përgatitjen teokratike të Zotit për sendet,
është e domosdoshme për nënshtrimin ndaj udhëheqjes së Birit të Zotit.” (Kulla
e Rojës, 15 dhjetor 1972, fq. 755). Bibla duhet lexuar vetëm e përvijuar prej
Shoqatës së Kullës së Rojës. “Zoti nuk e ka rregulluar fjalën që të flasë në
mënyrë të pavarur, ose të shndrisë jetën duke i dhënë asaj të Vërteta nëpërmjet
vetvetes. Është në saje të organizatës që Zoti e siguron këtë dritë.” (Kulla e
Rojës, 1 maj 1957, fq. 274.)
Supozohet që Jezusi e kishte zgjedhur Shoqatën e Kullës së Rojës si të
vetmen përfaqësuese të Tij mbi dhe duke përjashtuar të gjitha sektet e krishtera.
“Kur Jezusi erdhi në Tempullin Shpirtëror të Zotit më 1918 me qëllim që të
gjykonte njerëzit, krishterimi ishte flakur tutje” (Kulla e Rojës, 1 gusht 1960).
Më pas konstatojmë: “Jashtë kongregacionit të vërtetë të krishterë, çfarë
organizmi tjetër ekziston? Vetëm organizmi i Djallit.” (Kulla e Rojës, 1 mars
1979, fq. 24). Shoqata e Kullës së Rojës haptazi e etiketon Kishën si femohuese,
duke pretenduar kështu se vetëm ata e kanë të drejtën. “Shërimi nga mohimi
i fesë priti deri në gjysmën e dytë të shekullit të nën-tëmbëdhjetë.” (Zgjohu! 8
shkurt 1960)
Salloni i mbretërisë (Kingdom Hall) i Dëshmitarëve të Jehovajt është bërë
popullor gjatë dekadës së fundit për programin e pashoq ndërtimor për ngritjen
e një ndërtese brenda dyzet e tetë orëve. Salloni i mbretërisë është vendi ku
mblidhen kongregacionet lokale. Shërbimet janë të planifikuara që më parë
prej shtabeve në Brooklin madje gjer në atë se çfarë kënge do të këndohet dhe
në cilën pikë të programit pikërisht. Mekanizmi për çdo shërbim është i njejtë
në mbarë botën dhe drejtohet prej më plakut të kongregacionit. Ai është nën
mbikqyrjen e një rrethi vëzhguesish që viziton çdo sallon i mbre-tërisël në
rrethin e vet dy herë në vit.
Shpërndarja e “Kullës së Rojës” si edhe e revistës ‘Zgjohu!” derë më derë
dhe në qoshet e rrugëve është quajtur publikim. Publikimi është detyrë për më
të besuarit e Dëshmitarëve. Problemet për diskutim janë të planifikuara që më
parë me të njejtën pyetje fillestare për t’u përdorur në secilën derë.
Shërbimi Përkujtimor i Darkës së Fundit është shërbimi më i madh që
kryejnë Dëshmitarët e Jehovajt. Ai tregon numrin e vërtetë të atyre që besojnë
në mesazhin e Kullës së Rojës, por që janë ndoshta jo të qëndrueshëm në
ndjekje. Sikurse e thamë dhe më parë, Shërbimi Përkujtimor më 1990 tërhoqi
më shumë se 9.5 milionë njerëz në mbarë botën.
Meqënese vetëm të 144 000 mund të hanë bukën dhe të pinë verën, përmes
gjithë kongregacionit pa marrë pjesë askush në ngrënie dhe në pirje. Kjo është
për shkak të numrit të tkurrur të anëtarëve të gjallë, të të 144 000 prej të cilëve
sot vlerësohet të kenë mbetur 5 000.
Analiza biblike e ndërtimit të Kullës së Rojës
Koncepti sipas të cilit Dëshmitarët e Jehovajt janë përfaqësuesit e vetëm të
krishterimit mbi dhe është i huaj për Biblën. “Asgjëkundi” ne nuk gjejmë në
Shkrimet një mendim pë organizmat mbi dhe që të vendosim për një të tillë.
Gjithmonë Jezusi e ka ditur se kush janë njerëzit e tij, sepse “Ai i thërret delet
e tij me emër dhe i udhëheq ato. Delet e mia, dëgjojnë zërin tim, unë i njoh ato
dhe ato më ndjekin mua.” (Gjoni 10,3.27)
Jezusi dha dy shembëlltyra te Mateu 13 që na japin dëshminë e vërtetë se si
i ndanë ai të krishterët e vërtetë prej të pavërtetëve. Shëmbëlltyrat për egjrën
dhe grurin si dhe për tërheqjen e rrjetave të peshkut tregojnë se gjykimi do të
bëhet midis anëtarëve në të ‘njejtën fushë’ dhe ‘rrjetë’ dhe jo midis
organizatave.
Dëshmitarët e Jehovajt flasin për Kishën si për një renegatë dhe sikur vetëm
ato kanë të drejtë. Në të kundërt Bibla thotë se kisha kurrë nuk do të pushojë
së ekzistuari ‘duke qenë ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe profetëve, ku
Jezu Krishti vetë është guri i qoshes.’ (Efes. 2,20) Kisha e Jezu Krishtit do të
qëndrojë deri në ardhjen e tij e ngaqë portat e ferrit nuk mund ta depërtojnë
atë. (Mateu 16,18) dhe se ajo do të ekzistojë përmes shekujve. (Efes. 3,21)
Dëshmitarët e Jehovajt kundërshtojnë Biblën me Shërbimin e tyre
Përkujtimor. Te 1 Kor. 11,26 gjejmë “Pra, kurdo që të hani këtë bukë dhe të
pini nga kjo kupë, dëshmoni se e përvetësuat flijimin e Mesisë, derisa të vijë
vetë Ai.” Derisa Dëshmitarët e Jehovajt thonë se Jezusi u kthye i padukshëm
në 1914, ata kanë mohuar deklaratën “Derisa Ai të vijë” nga pasazhi i sipërm.
Vëzhgimi për Darkën e Zotit ishte vetëm derisa ai të kthehet. Ata përpiqen ta
kenë atë me dy mënyra. Librat thonë se Ai u rikthye më 1914, kurse Shërbimi
Përkujtimor thotë se Ai nuk është rikthyer ende.
Burimi i Pushtetit
Anëtarët janë të zellshëm e të sinqertë dhe pretendojnë se e pranojnë Biblën
si të vetmin autoritet të tyrin. Megjithatë, teologjia e tyre mohon çdo besim të
rëndësishëm të krishterimit duke përfshirë këtu Trininë, hyjninë e Jezu Krishtit,
ringjalljen e tij trupore, shpëtimin me anën e mëshirës përmes fesë si dhe
ndëshkimin e përjetshëm për mashtruesit.
‘Pastori’ Rusel, i panjohur për përvujtinë e vet, bënte deklaratën e mëposhtme:
“Dhe le të dihet se asnjë sistem tjetër i teologjisë nuk pretendon ose
kurrë nuk ka pretenduar të jetë përpjekur të harmonizojë në vetvete çdo thënie
të Biblës, madje as edhe një grimë të saj, ne nuk mund të pretendojmë.” (Çarls
Tejz Rusel, Studime për Shkrimet — Studies in the Scriptures, 1:348). Madje
edhe sot Shoqëria e Kullës së Rojës pretendon të jetë i vetmi burim për të
vërtetën: “Është e vetmja rrugë e ngushtë kolektive e Zotit për kalimin e së
vërtetës biblike për te njerëzit.” (Kulla e Rojës, 15 korrik 1960, fq. 439)
Para se të bëhej president i Kullës së Rojës, Frederic F. Franc tregonte se si
interpretimet e tyre vinin prej Zotit:
Ato transmetohen prej Shpirtit të Shenjtë që në mënyrë të padukshme
komunikon me Dëshmitarët e Jehovajt — dhe me leksionin e Botimit. (Scottish
Daily Express, 24 nëntor 1954)
Nuk gjendet asnjë ‘artikull për fenë” as edhe deklarata të besueshme
doktrinave të botuara prej Kullës së Rojës. Pikëpamjet e tyre teologjike gjenden
në botime të ndryshme, përfshirë këtu ‘Kulla e Rojës’ dhe ‘Zgjohu.’ Doktrina
që vjen prej këtyre veprave është quajtur autoritare.
Thelbi i teologjisë së tyre është ‘arsyeja’, sikundër është parë shpesh në
pyetjet që ata bëjnë gjatë diskutimeve. “Është e arsyeshme që ne të besojmë
...?” Madje Çarls Tejz Rusel thoshte se Bibla është nën nënshtrimin e arsyes.
“Le të shqyrtojmë karakterin e Shkrimeve të shpallura si të frymëzuara dhe të
shohim nëse mësimet e tyre janë në pajtim me karakterin që ne në mënyrë të
arsyshme ia kemi atribuar Zotit.” Kjo nuk do të thotë se Dëshmitarët e Jehovajt
janë të arsyeshëm, të matur dhe logjikë në përfundimet e tyre, por ja që ata e
kanë bindur një pjesë të madhe të shoqërisë sonë të besojnë se ata kanë të
drejtë.
Koleksioni i letërsisë së botuar prej Kullës së Rojës nuk përbën përherë një
përgjigje përfundimtare. Ata besojnë se drita bëhet më e shndritshme sa më
tepër që i afrohen asaj. Kjo shpjegohet me fjalët : “Nëpërmjet kolonave të
Kullës së Rojës vjen e rritet drita mbi Fjalën e Zotit ashtu siç na e bën të
njohur Jehova” (Kulla e Rojës, 1 gusht 1972, fq. 460)
Kjo shpjegon se si presidenti i tanishëm i këtij organizmi mund të hedhë
poshtë mësimet e presidentit të mëparshëm. Arbitri Rutherford, në librin e tij
‘Mbrojtja’ pretendon se askush në këto 2500 vitet e fundit nuk e kupton librin
e Ezekielit po aq mirë sa e kupton ai (Përfshirë këtu dhe Ruselin). A hidhet
poshtë ose nderohet mësuesi i mëparshëm, mësimet e ditës kanë gjithashtu
peshën më të madhe.
Revista “Kulla e Rojës”
Revista Kulla e Rojës jep ushqim shpirtëror prej ‘Skllavit besnik e të matur’
Trupit Drejtues. Ajo është dhe botimi më autoritar i Dëshmitarëve të Jehovajt
“Që më 1879 revista Kulla e Rojës është përdorur prej këtij kolektivi për të
përhapur rregullisht ushqim shpirtëror te ‘grigja e vogël e të krishterëve të
Vërtetë’. (Kulla e Rojës, 1 tetor 1967, fq. 590)
Dëshmitarët e Jehovajt nuk besojnë se revista Kulla e Rojës zëvëndëson
Biblën siç duhet. “Është nëpërmjet kolonave të Kullës së Rojës që Jehovaj u
jep udhëzimin dhe këshillën e qëndrueshme të Shkrimit të Shenjtë njerëzve të
vet.” (Kulla e Rojës, 1 maj 1964, fq. 277) Kjo deklaratë thotë gjithashtu se
Jehova është burimi i vërtetë i artikujve të Kullës së Rojës.
Revista “Zgjohu” dhe botimet e tjera
Pesë shërbimet e mbajtura prej Sallonit lokal të Mbretërisë së Zotit (Local
Kingdom Hall) janë: biseda publike, studimi i Kullës së Rojës, libri i Studimit,
Shkolla Priftërore Teokratike dhe Mbledhja e Shërbesës. Bisedat publike janë
të ngjashme me shërbesat kishtare, me përjashtim që ai që është më plaku
bisedon në vend të një pastori predikues. Ajo që pason këtë shërbim mëngjesor
të se dielës është studimi i Kullës së Rojës gjatë së cilit lexohet një artikull i
botuar në të dhe ku zhvillohen pyetjet që e shoqërojnë atë artikull. Në studimin
e librit në mesin e javës dhe që zhvillohet në shtëpi, anëtarët lexojnë një libër
të paracaktuar. Dy shërbimet e tjera janë takime udhëzuese dhe ku bëhen
përgatitje për ‘botim’. Udhëzimet përqëndrohen te revista ‘Zgjohu!’ e
përkthimit të Botës së Re si dhe te buletini i rregullt i quajtur ‘Misioni i
Mbretërisë së Zotit Tonë’.
Meqenëse se Shoqëria e Kullës së Rojës është ‘e vetmja rrugëz e dukshme
përmes së cilës duhet të kalojë vetëm ushqim shpirtëror” (Kulla e Rojës, 10
tetor 1967, fq. 590) botimet zyrtare të tyre janë mesazhi i Jehovajt për të
sotmen. Ata njohin, gjithashtu, rëndësinë e botimeve të tjera, ‘rezultatet e
miratuara sipas marrëveshjes së njerëzve të bekuar të Zotit, broshurat, revistat
dhe librat e botuar prej tyre që përmbajnë mesazhin e së vërtetës së Zotit e që
vijnë prej të Gjithëfuqishmit Zot, Jehovajt e që sigurohen prej tij nëpërmjet
Jezu Krishtit dhe nënpunësve të Tij” (Kulla e Rojës, 1 maj 1938, fq. 143)
Studimet e Shkrimeve
Çarls Tejz Rusel nisi botimin e librave të tij Studime për Biblën në 1886 si
seritë e titulluara “Agimi i i Mijëvjeçarit”. Këto, që më vonë u quajtën Studime
për Shkrimet, u bënë trampolinë për doktrinën në kishën e porsa shfaqur.
Gjashtë prej volumeve ishin botuar në gjallje të Ruselit, ndërsa i shtati pas
vdekjes së tij. Shitjet e kombinuara të volumit të parë, Bima e Shekujve, duke
71 Dëshmitarët e Jehovajt
përfshirë këtu edhe grupet e vogla të shitjes, patën arritur në dhjetë milionë
aty rreth vitit 1966.
Qëndrimi plot vetëbesim i Ruselit ndaj mendimeve të veta u jepte pasuesve
të tij vartësi ndaj shkrimeve të tij. Ai shkruante:
Po qe se të gjashtë volumet e “Studime për Shkrimet” janë praktikisht Bibla,
përgatitur në mënyrë tematike me tekstet, prova të dhëna me Bibël, ne nuk
do të kishim përse t’i emëronim ato në mënyrë krejt të papër-shtatshme.
“Bibla në formën e përgatitur” çfarë do të thotë se ato nuk janë thjesht
komente mbi Biblën, por janë Bibla vetë. Përveç kësaj, ne jo vetëm
konstatojmë se njerëzit nuk do të mundnin të kuptojnë qëllimin hyjnor gjatë
studimit të vetëm të Biblës, por shohim gjithashtu se nëse dikush lë menjanë
veprën ‘Studime mbi Shkrimet” dhe pasi e ka përdorur atë, është
familiarizuar duke e përdorur atë për dhjetë vjet — nëse ky dikush, i lë atë
pastaj mënjanë, i injoron dhe rend pas Biblës krejt vetëm, edhe pse e ka
kuptuar Biblën e tij për dhjetë vjet, — përvoja tregon se brenda dy vjetësh
ai do të bjerë përsëri në errësirë. Nga ana tjetër, nëse ai do të kishte lexuar
vetëm “Studime mbi Shkrimet” bashkë me referencat, ai do ta shihte veten
në dritën e shkrimeve. (Çarls Tejz Rusel, Kulla e Rojës, 15 shtator 1910, fq.
298)
Kjo ngrehinë e teologjisë se Kullës së Rojës nuk mund të kalojë pa u vënë
re si diçka e parëndësishme. I njejti mohim i doktrinave të krishtera gjetur në
Shkrimet nga Ruselil gjendet gjithashtu në botimet e Kullës së Rojës.
Profetët dhe udhëheqësit
Edhe pse nuk pretendojnë hapur të kenë një profet, Dëshmitarët e Jehovës
e kanë përkufizuar organizmin e tyre si një të tillë në artikujt e Kullës së
Rojës. “Ky profet nuk ishte një burrë , por ishte një organizim prej burrash
dhe grash. Qe grupi i vogël i pasuesve të Jezu Krishtit.” (Kulla e Rojës, 1 prill,
1972, fq. 197) Duke vazhduar, ata thonë: “Profeti që Jehovaj ka ngritur nuk
ka ishin thjeshtë një person sikurse në rastin e Jeremisë, por një klasë” (Kulla
e Rojës, 1 tetor 1982, fq. 27). Udhëheqja në shtabet e Brooklinit profetizon:
“Faktet vërtetojnë se dishepujt e mbetur të Krishtit kanë bërë këtë profeci në
tërë kombet”. (Shpirti i Shenjtë , Brooklyn WTB & TS, 1976, fq. 148) Madje
edhe interpretimet e profecisë biblike, rrjedhimisht, nuk është prej njeriut, por
prej Jehovajt, … është e vërteta e tij dhe jo e njeriut.” (Kulla e Rojës, 1 maj
1938, fq. 143)
Profecitë e gënjeshtra
Ne nuk mund të gjejmë një parashikim të qartë prej Shoqatës së Kullës Së
Rojës që të jenë vërtetuar. Datat që ata japin për ngjarjet e së ardhmes nuk
Mashtruesit 72
janë të vërteta me faktet. Ne do të japim këtu disa shembuj të datave të spikatura
si profeci të gënjeshtra:
• 1874 — “Epoka Mijëvjeçare, Epoka e prehjes së Zotit që vijon, pason
pas gjashtë mijë vjet të së keqes, që mori fund më 1874.” (Studime për
Shkrimet)
• 1914 — “Beteja e epokës së madhe të Zotit të Gjithëfuqishëm” (Apokalipsi
16,14) që do të marrë fund më 1914 pas Krishtit me përmbysjen
e sundimit të tanishëm të botës.” (Po aty, 1914)
• 1915 — Fundi i lartpërmendur i kohës së kombeve, u botua me një
llogaritje te re, “e cila do të marrë fund më 1914 me përmbysjen e plotë
të qeverisë së tanishme botërore” (po aty, bot. më 1914).
• 1918 — Fundi i kohës së paganëve ishte rillogaritur me data të reja në
volumin e shtatë të Studimeve dhe në dritën e Shkrimeve të mësipërme
pranojnë se pranvera e 1918 do të sjellë për krishterimin një krizë ankthi
më të madhe se ajo që provoi në vjeshtën e 1914-ës. Rishqyrtoni tabelën
e Përhapjeve Paralele në Studimet për Shkrimet, Vol. 2, faq. 246 & 247;
ndryshon 37 në 40, 70 në 73 dhe 1914 në 1918 dhe besojmë se është e
saktë se se do të përmbushet me “pushtet të madh e lavdi” (po aty, 7:62)
• 1920 — “Renegatët e dhjamur të krishterimit do të izolohen krejtësisht.
As dhe një gjurmë e kësaj tradhtie nuk do të mbijetojë mbi gërmadhat e
marshisë mbarëbotërore në vjeshtën e 1920- ës. (po aty, 7:542)
• 1925 — “Bazuar mbi argumentimin e sipërshpallur … se 1925 do të
shënojë ringjalljen e të devotshmëve të merituar të së kaluarës … ne
duhet të arrijmë në përfundimin pozitiv e të pakundërshtueshëm një
milionët që jetojnë, kurrë nuk do të vdesin.” (‘Milionët që jetojnë kurrë
nuk do të vdesin’ Rutherford, 1920, fq. 97)
• 1942 — “Ata burra të devotshëm të së shkuarës mund të priten të kthehen
një ditë prej vdekjes. E në këtë pritje plot shpresë më 1930 ishte ndërtuar
shtëpia në San Domingo të Kalifornisë, e cila ishte quajtur Beth-Sarim.
Tani ajo mbahet nën kontroll për t’u zotëruar prej atyre plot
shpirtmëdhenjve kur të rikthehen.” (Bota e Re, Rutherford 1942, fq.
104)
• 1975 — “Duke marrë parasysh periudhën e shkurtër të kohës së mbetur,
ne duam të bëjmë këto (punë pararendëse) sa herë që lejojnë rrethanat.
Mendoni pikërisht këto vëllezër, se kanë mbetur dhe 90 muaj (deri në
tetorin e 1975) para mbushjes së 6 000 viteve të ekzistencës së njeriut
përmbi këtë dhe” (Kingdom Ministry, mars 1968, fq. 4)
73 Dëshmitarët e Jehovajt
• 1980 — “Është e mundur që viti 1980, pas Krishtit, të shënojë shpëtimin
e të gjithë Izraelit nga robëria e vdekjes. Kjo ndodh pikërisht 70 vjet pas
1910-ës, data kur pastor Rusel dha dëshminë e tij të madhe për popullin
çifut.” (Studime mbi Shkrimet — 7:62)
Përkthimi i Botës së Re të Shkrimeve të Shenjta
Në 1961 Shoqata e Kullës së Rojës për shpërndarjen e Biblës dhe Traktateve
botoi Përkthimin e Botës së Re të Shkrimeve të Shenjta (NWT: New World
Translation). Arsyetimi për këtë përkthim ishte dhënë kur u botua Dhiata e Re
më 1950:
Asnjë përkthyes ose komision përkthyesish të pafrymëzuar nuk mund të
pretendojnë ndonjë urdhër të drejtpërdrejt të Zotit të madh për t’u angazhuar
në përkthimin e Fjalës hyjnore në një gjuhë tjetër … Për paraqitjen e këtij
përkthimi të Shkrimeve të krishtera Greke besimi ynë mbetet në ndihmën e
Autorit të madh të Librit. Dëshira jonë e parë ka qenë të kërkojmë jo
miratimin e njerëzve, por të Perëndisë duke përkthyer të vërtetën e Fjalës
së Tij të frymëzuar, aq qartë dhe aq besnikërisht, sa na lejojnë forcat tona të
përkushtuara. Vetëmashtrimi nuk sjell asnjë të mirë. Ca më tepër, ato që
ndërrmarrin një përkthim për ndërtimin shpirtëror të të tjerëve, e venë veten
para një përgjegjësie të veçantë, ashtu sikurse edukatori para Gjykatësit
hyjnor. Kështu që vlerësimi ynë për domos-doshmërinë e kujdesit …
Përpjekja jonë tej e ndanë ka qenë që të japim një përkthim sa më të fjalëpërfjalshëm
që të jetë i mundur aty ku lejon idioma moderne angleze dhe
ku një përkthim i drejtpërdrejt të mos shkaktojë fshehjen e ndonjë mendimi.
(Parathënia te Përkthimi i Botës së Re të Shkrimeve të krishtera greke,
1950, fq. 78)
Përkthyesit e Botës së Re nuk ia kanë arritur qëllimit të tyre. Puna e tyre
është një përpjekje krejt e paragjykuar për të justifikuar disa nga doktrinat
jobiblike. Thënë me terma shkollareske, Përkthimi i Botës së Re lë shumë për
të dëshiruar.
Dr. Edmud Gruss na jep pesë arsyet për ta hedhur poshtë si të pavlefshëm
Përkthimin e Botës së Re:
1. Përkthimi i parafrazimit në mospajtim me qëllimin e shpallur. Dr. Gruss
na jep shembullin e fjalës greke en siç gjendet disa herë te Gjoni 15. Fjalët e
qarta dhe qëllimi i thënies së Jezusit drejtuar të krishterëve ‘në Mua (en emoi)
nga ana e përkthimit të Botës së Re është parafrazuar me ‘bashkim me mua”.
Marrëdhënia e qënies së krishterë në Krisht që zëvëndësuar prej nesh me
“përgjatë Krishtit.”
2. Futja e pajustifikuar e fjalëve që nuk gjenden në greqishten. Ka disa
rreshta ku PBR (NWT) ka futur fjalë për të ndryshuar kuptimin. Dhe për këtë
nuk ka absolutisht as edhe një bazë në dorëshkrimet ose gramatikën greke.
Rreshta të tillë si te Gjoni 1,1, Kolosianëve 1,16-17, Fil. 1,23 dhe Heb. 9,27
shërbejnë si shembuj.
Te Gjoni 1,1 kuptimi është ndryshuar me futjen e nyjes së pashquar ‘një’
para fjalës Zot: “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Zotin dhe Fjala ishte
një Zot.” (PBR) Synimi i qartë këtu është të shkatërrohet hyjnia e vërtetë e
Jezusit. Nuk ka rëndësi se çfarë argumentesh paraqesin Dëshmitarët e Jehovajt
për të mbështetur shtimin e nyjes së pasme joshquese te Gjoni 1,1, përfundimi
gjithmonë do të mbetet, politeizmi, dy zota.
Te Kolosianëve 1,16-17 fjala ‘e të tjera’ ishte futur edhe pse e vënë në
kllapa, për të ndryshuar kuptimin ‘sepse me anë të tij u krijuan (të gjitha)
sendet. Gjithë sendet (e tjera) ishin krijuar prej tij dhe për të. Gjithashtu ai
ekziston para gjithë sendeve (të tjera) dhe prej tij të gjithë (sendet e tjera) ishin
bërë për të ekzistuar. (PBR) Synimi këtu është për ta bërë Jezusin një krijesë
të bindur bashkë me sendet e tjera.
Te e Titit 2,13 nyja e përparme e rasës gjinore (që në anglisht është dhe
parafjalë — shën i përkth) e përsëritur dy herë bëhet për të flakur tutje prej
Jezusit shenjtërinë e tij “Ndërsa po presim shpresën e lumtur dhe shfaqjen
madhështore të Perëndisë sonë së madhe dhe të Shpëtimtarit tonë, Jezu
Krishtit.” (PBR)
3. Përkthimi i gabuar i fjalëve greke. Këto keqpërkthime të qëllimshme
synojnë t’i venë pasazhet në përputhje me teologjinë e dëshmitarëve të Jehovajt.
Gjoni 8,58 na tregon natyrën e përjetshme të Jezusit me fjalët e tij: “Para se të
lindte Abrahami, UNË JAM.” Kurse në PBR e ndryshoi këtë në: “Para se
Abrahami të vinte në ngjallje, unë kam qenë .” Ky përkthim e ndryshon
personin e përjetshëm të Krishtit në një qenie paraekzistuese dhe të krijuar.
Kur u kundërshtuan për këtë nga të krishterët, ata trilluan mospasjen e
rregullave gramatikore duke bërë kështu një përpjekje të dëshpëruar për të
mbrojtur atë gabim. Sidoqoftë, nuk ka asnjë dyshim që Jezusi foli në kohën e
tanishme, “Unë Jam”. Mohimi i hyjnisë së Jezusit nga ana e tyre është vënë
re, gjithashtu, edhe te Kolosianët 2,9 ku fjala “Hyjni” është përkthyer gabim
me “veti hyjnore”
4. Shënimet dhe shtesat mashtruese dhe çorientuese. Një faktor që ne e
gjejmë vazhdimisht në shtesën e Përkthimit të Botës së Re është këmbëngulja
e tyre e plotë për të mohuar doktrinat e rëndësishme të krishtera. Disa prej
çështjeve janë gjumi i shpirtit, mohimi i hyjnisë së Krishtit, mohimi i Kryqit
dhe mohimi i ndëshkimit të përjetshëm.
5. Përdorimi arbitrar dhe mospërdorimi i shkronjave të mëdha kur bëhet
fjalë për emrin hyjnor. Kjo është parë në PBR te fjala “zot” për Jezusin (Gjoni
1,1.18). Shpirti i Shenjtë nuk është përmendur fare as si person dhe as si Zot,
por thjesht “Shpirt i Shenjtë” (Mateu 2,19) dhe ‘Shpirti i së vërtetës” (Gjoni
15,26)
Analizat biblike e ndikimit të Kullës së Rojës dhe përkthimit të Botës së Re
Rusel ishte gabuar kur e vlerësoi Fjalën e Perëndisë me shprehjen: ‘çfarë
në mënyrë të arsyeshme ne ia atribuojmë Zotit”. Zoti na jep aftësinë e arsyetimit,
por ne duhet të njohim kufizimet tona. Mendimet tona nuk janë mendimet e
Zotit dhe rrugët tona nuk janë rrugët e tij (Jeshaja 5,8) çfarë e bën arsyetimin
tonë mjet të gabuar për të provuar Fjalën e Zotit. Të menduarit tonë nuk është
provë për fjalën e Zotit; Fjala e Tij është prova për të menduarit tonë.
Në studimin tonë për kultet, Çarls Tejz Rusel është i vetmi njeri që ka
guximin të thotë se, po ishte se dikush lë menjanë shkrimet e tij dhe shkon
vetëm me Biblën, ai do të shkojë drejt errësirës së plotë. Bibla e Kullës së
Rojës dhe Shoqëria e Traktatit e kanë vënë veten në pozitën e orakullit të
Zotit, por ata dështojnë të gjithë kur parashikimet e tyre dalin të kota me kohë.
Kjo nuk është aspak ajo çfarë Bibla shpall si profet. Jeremia ka folur fuqishëm
kundër profetëve që profetizojnë në mënyrë të gënjeshtërt.” “Ja, unë jam kundër
profetëve - është fjala e Zotit - që e tëhollojnë gjuhën e tyre e thonë “Thotë
Zoti” (23,31) Profecitë dështake të udhëheqësve të Kullës së Rojës, i
çvleftësojnë ato me profetët e gënjeshtërt të Besëlidhjës së Ripërtërirë 18,20-
22 ku Moisiu na thotë as mos u frikësoni dhe as mos t’i nderojmë.
Zoti nuk bën gabime në kumtimin e vet me njeriun. Apostulli Pal ngriti
problemin e ndryshimit ndërmjet përdorimit të njejësit dhe të shumësit të emrit
“farë” dhe “farat” te Galatasve 3,16. Ai mbështetej në përpikmërinë e tekstit
hebraik që tregon se ai është i besueshëm.
Kur një grup si ai i Kullës së Rojës dhe i Shoqatës së Traktatit ndryshon
dhe tjetërson atë që ka thënë Zoti atëherë ata tregojnë nderim me të ulët se sa
bëri Pali për Fjalën e Zotit. Ne duhet të luftojmë me Apostullin Pal për atë që
Zoti na ka dhënë një mjet të besueshëm për të kuptuar mendimin e Tij, Fjalën
e Tij të Shkruar. “Asgjë mos u shto fjalëve të tij, që të mos qortohesh e të
dalësh rrënacak.” (Fjalët e urta 30,6).
Teologjia e Kullës së Rojës
Baza për teologjinë dhe Biblën e Kullës së Rojës dhe të Shoqatës së Traktatit
është më e vjetër sesa Shoqata vetë. Ajo mund të gjurmohet gjer në shekullin
e katërt me mësimet e Ariut të Aleksandrisë që mesonte se Jezu Krishti ishte
krijuar dhe nuk ishte Zot i përjetshëm. Arianizmi ka pluskuar nëpër shekuj,
por nuk ka fituar kala më të fortë në këtë botë sesa Arianët modernë të kohës
sonë, Dëshmitarëve të Jehovajt.
Për Trininë e Shenjtë
Rutherford thoshte: “Përkufizimi: doktrina, shkurt është se gjenden tre zota
në një! Zot Ati, Zot Biri dhe Zot Shpirti i Shenjtë që të tre të barabartë në
pushtet, thelb dhe përjetësi.” (Zoti të jetë i vërtetë, New York; Kulla e Rojes,
1946, fq. 81) Vini re se si gjyqtari Rutherford e keqshpall doktrinën e Trinisë
si dhe tre zota në vend të njerit, një zot në tre Persona. Rutherford vazhdon:
“Djalli është nismëtari i doktrinës së Trinisë.” (po aty, fq. 82) Historia e
Dëshmitarëve të Jehovajt është e mbushur me deklarata të udhëheqësve të
tyre nëpër të gjitha botimet duke shpallur heqjen dorë prej doktrinës së Trinisë.
Për natyrën hyjnore të Krishtit
Nocioni i Ruselit se madje Shkrimi do të provohej prej arsyes ndiqet dhe
sot prej Kullës së Rojës, “se Ati është më i madh dhe më i vjetër nga çfarë
është Biri i arsyeshëm, i lehtë për t’u kuptuar dhe është pikërisht çfarë na
beson Bibla.” (Nga Parajsa e humbur në Parajsën e rifituar, fq. 164) Deklamimi
se Jezu Krishti është më i ri sesa Ati të çon në doktrinën e tyre që thotë se Jezu
Krishti nuk është Zot dhe se është qenie e krijuar. Në të vërtetë ata do të
mësojnë se Ai është Mikeli, kryeengjëlli; “Dëshmia e shkruar tregon se emri
Mikel përdorej për birin e Zotit para se Ai të linte qiellin për t’u bërë Jezu
Krisht dhe që gjithashtu, pas kthimit të Tij, … Mikeli në të vërtetë është Biri i
Zotit.” (Ndihmë për të kuptimin e Biblës, fq. 1152)
Në shënimet e tyre që i përkasin Gjonit 1,1 të botimit të 1950 të Përkthimit
të Botës së Re, ata mohojnë hyjninë e Jezu Krishtit dhe e quajnë atë një Zot
më të vogël. “Fjala ose Logos nuk është Zot ose Zoti, por është Biri i Zotit dhe
që këtej, s’është veçse një Zot.” (fq. 775)
Për Shpirtin e Shenjtë
Kulla e Rojes mohon personin dhe hyjninë e Shpirtit të Shenjtë “Shpirti i
Shenjtë nuk është një person dhe prandaj nuk është një nga zotat e Trinisë.”
(Rutherford “Pajtimi “, New York; Kulla e Rojës, fq. 115) Në përpjekjet e tyre
për të përshkruar Shpirtin e Shenjtë ato ishin të kujdesshëm për të mos i atribuar
as edhe një nga veçoritë njerëzore të tij. Metafora më e goditur që ata mund të
gjenin ishte një rreze radari. “Ai nuk është një forcë e verbër e pakontrolluar
sikurse forcat e natyrës si vetëtima, stuhitë e të tjera, por .ai është gjithë kohën
nën kontrollin e tij … dhe rrjedhimisht mund të jetë i ngjashëm me një rreze
radari.” (Kulla e Rojës, 15 korrik 1957, fq. 431-433)
Për vdekjen pajtuese të Krishtit
Në koleksionin e materialit të Kullës së Rojës, Shlyerja e mëkatit zë një
pozicion të ndryshëm mbi çdo individ të Dëshmitarëve të Jehovajt nga çfarë
zë shlyerja e vërtetë e mëkatit për të krishterët në Bibël. Shlyerja, nga
përfaqësuesit e Kullës së Rojës, është kundruar si një shpërblesë për lirim dhe
vetëm si i tillë. Edhe pse fjala shpërblesë për lirim është përdorur në atë kuptim
sikurse e përdor Kulla e Rojës. Përfaqësuesit e Kullës së Rojës e quajnë atë
një ‘shpërblesë përkatëse lirimi’ shpjegohet si vijon:
Qe burri i përsosur Adam ai që mëkatoi e që pat humbur për pasardhësit e
vet përsosmërinë njerëzore dhe privilegjet e asaj përsosmërie. Jezusi po
ashtu duhet të jetë i përsosur për të shëmbëllyer me Adamin e pamëkat në
Eden. Në këtë mënyrë Ai do të mundej të ofronte një shpërblesë që për nga
vlera të ishte e njejtë me atë që Adam mëkatari humbi për pasardhësit e vet.
Kjo kërkesë drejtësie hyjnore nuk lejoi që Jezusi të bëhej më shumë se një
njeri i përsosur. (Gjërat në të cilat është e pamundur të gënjehet Zoti, Brooklyn:
Kulla e rojës, 1965, fq. 232)
Ajo që është lënë jashtë në konceptin e Kullës së Rojës sa i përket shlyerjes,
është “Vdekja pajtuese” e Krishtit për mëkatet tona dhe se drejtësia e Zotit
ishte krejt e kënaqshme me shlyerjen e Jezusit. Kulla e Rojës mohon që
‘shpërblesa për lirim’ ishte drejtësia e Zotit për mëkatet e njeriut. Drejtësia e
Zotit për rënien e Adamit ishte vdekja për racën njerëzore, sipas tyre “Drejtësia
ishte kërkuar në vdekjen plot mundim të njerëzimit, pikërisht në ndëshkimin
e mëkatit. Kështu që shpërblesa për lirim është shprehje e mëshirës së Zotit,
Mirësia e tij e pamerituar nga njerëzimi” (Rutherford, Të jetë Zoti i Vërtetë,
Brooklin, Kulla e rojës, 1946, fq. 115)
Që kurse Adami, sipas pikëpamjes së tyre, humbi jetën e përsosur njerëzore
me të drejtat dhe perspektivet e veta jetësore, përmbushja e premtimit prej
Jezu Krishtit nuk ishte asgjë më tepër se shpërblesë për lirim paguar Perëndisë
Jehova për të rifituar të drejtat dhe perspektivat e racës njerëzore. “Ajo që ne
rifituam a blemë përsëri është ajo që patëm humbur, d.m.th jeta e përsosur
njerëzore, me të drejtat dhe perspektivat e veta njerëzore” (po aty, fq. 114)
Për ringjalljen trupore të Jezu Krishtit
Dëshmitarët e Jehovajt kanë mohuar ringjalljen trupore të Jezu Krishtit që
në ditët e Rusel, i cili thoshte: “Në është i shpërbërë ndër gaze ose gjene i
ruajtur si kujtimi i pavdekshëm i dashurisë së Zotit, i bindjes së Mesisë a i
përmbushjes sonë, askush nuk e di” (Studime mbi Shkrimet, vol. 2, fq. 129)
Ka teori të tjera në shoqërinë e Kullës së Rojës për çfarë u bë me trupin e Jezu
Krishtit. “Shkrimet përgjigjen” Ai ishte zgjedhur prej Zot Jehovajt, shpërndarë
në elementët e tij përbërës, ose atomet.” (Kulla e Rojës, 1 Shtator 1953, fq.
518)
Rutherford vazhdoi mohimin e ringjalljes trupore duke thënë “kështu, pra,
mbreti Jezu Krisht ishte ekzekutuar trupërisht dhe ishte ngritur në nje krijesë
të padukshme shpirtërore.” (Të jetë Zoti i vërtetë, fq. 122) Kur Jezusi iu shfaq
dishepujve të tij duke ndjekur vdekjen dhe ringjalljen e Tij, Kulla Rojës
pretendon se ai materializoi trupin e Tij që ato mund ta besonin, veçse ai
është i njejti trup që u var te pema. Ata e rrëfejnë këtë në këtë mënyrë:
“Ringjallja e Jezusit nuk ishte prej të njejtit trup. Thjeshtazi, ai materializoi
mishin dhe gjakun që të shihej e të besohej.” (Sigurohu për të gjitha gjërat,
Brooklyn, Kulla e Rojës, 1953, fq. 314) Dhe gjykatësi Rutherford shtonte:”Ai
ishte i ri-krijuar si Krijesë e Shpirtit Hyjnor” (të jetë Zoti i Vërtetë, fq. 116)
Për Shpëtimin
Çarls Tejz Rusel nisi të mësonte që veprat janë të domosdoshme për
shpëtimin në volumin e tij të parë të Studimeve mbi Shkrimet. “ata duhet të
shpëtojnë prej verbimit ashtu si dhe prej vdekjes, se ata, secili për vetveten,
mund të ketë një rast të mirë të provojnë me ose pa bindje, vlerën e tyre me
jetën e pafund.” (vol.1 fq. 158) Volumi i Kullës së Rojës i quajtur Ndihmë për
Kuptimin e Biblës, paraqet veprat për Shpëtim. “Më shumë është kërkuar për
të krishterët e vërtetë sesa për rrëfimin e besimit. Është e domosdoshme që
besimi të provohet nëpërmjet veprave … ata që bëhen të krishterë pendohen
… dhe u nënshtrohen pagëzimit me ujë.” (Ndihmë në të kuptuarit e Biblës,
Brooklyn: Kulla e rojës, 1971, fq. 316). Revista Kulla e Rojës jep kërkesat për
shpëtim.
Katër kërkesat: Jezu Krishti njejtësoi një kërkesë të parë … duke pranuar
njohjen e … qëllimit të Zotit përsa i përket kësaj bote si dhe rolit të Krishtit
si mbret i ri i saj … ku shumë e kanë konsideruar kërkesën e dytë më të
zorshme. Duhet t’u bindemi ligjeve të Zotit, sigurisht, — një tjetër kërkesë
thotë se ne duhet të jemi të bashkuar në rrugën e Zotit, në organizmin e tij
… kurse kërkesa e katërt është e lidhur me besnikërinë. Zoti kërkon që
shtetasit e së ardhmes së mbretërisë së tij të mbështesin qeverisjen e tij,
ndërkohë që të përkrahin besnikërisht mbretërinë e Tij që të sundojë mbi të
tjerët … (Kulla e Rojës, 15 shkurt 1963, fq. 12)
Dhe ja, përsëri Shoqëria e Kullës së Rojës deklaron:
Zot Jehova do të provojë e do të deklarojë të drejtë mbi bazat e meritës së
tyre të gjitha krijesat e përsosura njerëzore që i kanë qëndruar provës së
fundit dhe vendimtare të njerëzimit. Ai do t’i birësojë e do t’i njohë ata si
bijtë e tij, nëpërmjet Jezu Krishtit. (Jeta e pafund, Brooklyn, Kulla e Rojës,
1966, fq. 400)
Një tjetër mësim i Shoqatës së Kullës së Rojës është se vetëm 144 000 do
të linden përseri. Klasa e të lindurve sërisht pushoi së shtuari anëtarët e vet në
vitet 1930. Klasa e dytë në Shoqatën e Kullës së Rojës është ajo që quhet
‘delet e tjera’ ose ‘Jonadabë’ të cilët nuk presin me padurim ekzistencën qiellore,
por parajsën mbi këtë dhe. Gjykatësi Rutherford shkruante: “Një turmë
e panumërt e njerëzve besnikë që tani punojnë si Dëshmitarë të Jehovajt disa
79 Dëshmitarët e Jehovajt
herë konsiderohen ‘delet e tij të tjera’ ose ‘Jonadabë’: Ata nuk shpresojnë të
shkojnë në qiell. Atyre u është premtuar jeta e pafund përmbi dhe.” (Le të jetë
Zoti i Vërtetë, fq. 231)
Analiza biblike e mësimeve të Kullës së Rojës
Përveç ndarjes sonë në kapitullin 3 për Trininë, konstatojmë se është shumë
e rëndësishme të dëshmojnë që Jezusi është Jehova: Kjo mund të bëhet në
shumë mënyra, por ne do t’i kushtojmë kujdes pyetjes:”Është Jehova një person
apo tre persona?” Ne besojmë se një studim i Shkrimit të Shenjtë do të na
zbulojë se ka vetëm një Jehova në tre Persona. Një Jehova është vendosur
mirë te Besëlidhja e Ripërtërirë 6,4 “Dëgjo, o Izrael! Perëndia është Zoti ynë,
Perëndia është një.” Fjala Perëndi në këtë tekst është fjala Jehova ose Jahve
në tekstin hebraisht. Nuk ka veçse një Jehova.
Gjithashtu ne gjejmë se Jehova është përmendur si Ati në Psalmin 103,13
dhe në Jeshaja 63,16. Gjithashtu Jehova është përmendur drejtpërdrejt si Jezu
Krishti, kur ne bëjmë referime të anasjellta të citateve rreth Jehovajt në Dhiatën
e Vjetër me plotësimet për Jezusin në Dhiatën e Re. Jeshaja në 35,4-6 thotë:
“Zoti do të vijë dhe se Ai do të hapë sytë e të verbrit dhe veshët e të shurdhrit
dhe do të shërojë të çalët” Jezusi citon vetë këtë rresht rreth misionit të Tij te
Mateu 11,5 dhe dishepulli Gjon Pagëzori erdhi tek Ai dhe e pyeti nëse Ai ishte
që do të vinte ose nëse po kërkonte për një tjetër. Përgjigjja e Jezusit ishte: “Të
verbrit po shohin, të gjymtuarit po ecin, lebrozët po pastrohen, të shurdhrit po
dëgjojnë, të vdekurit po ngrihen dhe të varfërve po u predikohet Lajmi i Mirë”
Këtu kemi të bëjmë me një citat të drejtpërdrejtë prej Jeshajës 35,4-6 që tregon
se Jezusi dëshmon për natyrën e Tij si mishërues i Jehovajt.
Ne kemi një deklaratë tjetër të gjetur në Dhiatën e Vjetër përsa i përket
Jehovajt dhe që është plotësuar me Jezusin në Dhiatën e Re. Zeharja 12,10
thotë qartë se Jehovaj do të shpohet për mëkatet tona dhe ky rresht, ashtu
sikurse citohet te Gjoni 14,37, ishte plotësuar kur Jezusi ishte shpuar për
mëkatet tona në kryq. Jezusi është Jehovaj i vërtetë.
Joeli 2,32 ka një paragraf të rëndësishëm për përmbushjen e Izraelit që
ishte shumë i njohur në shumicën e çifutëve të kohës së Krishtit. Ai paragraf
thotë: “Kushdo që lutet në emër të Zotit (Jehovajt) do të jetë i shpëtuar.” Ky
rresht ishte cituar në dy raste në Dhiatën e Re në përmbushje të veprës së Jezu
Krishtit. Luka e përmend atë nga predikimi i Pjetrit te Veprat 2,20-21 dhe Pali
e citon te Romakëve 10,9-13. Besimimtarët e vërtetë të Dhiatës së Re e panë
Jezusin si Jehova, i cili do të arrinte t’i çlironte dhe shpëtonte.
Veçse, një rresht që është shumë i njohur për shumë të krishterë sot dhe që
ka lidhje me Jezu Krishtin, është një citat i Dhiatës së Vjetër, të cilin apostull
Pal e përdori te Filipianëve 2,10 që do të thotë: ‘...në emër të Jezusit të përkulet çdo
gju i krijesave (ose gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore dhe
çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë.’ Ky
tekst zuri fill te Jeshaja 45,23 dhe u përdor drejtpërdrejt për Jezusin. Kur
vështrojmë te thënia e Jeshajës kuptojmë se nuk bëhet fjalë tjetër veçse për
Jehovajn ndaj të cilit çdo njeri duhej të gjunjëzohej e çdo gjuhë duhej të
pranonte.
Ne kemi përmendur predikimin e Pjetrit në Veprat 2, kurse Pjetri përsëri
dëshmon te 1 Pjetri 2,8. Në këtë paragraf ai e quan Jezusin ‘gur për pengim’
dhe shkëmb pengimi. E me të vërtetë, Pjetri tha më se një herë: Jezusi është
Jehovaj i Dhiatës së Vjetër.
Së fundi gjejmë një deklaratë të Jezusit për Vetveten. Tek Apokalipsi 2,3
kemi mesazhin e engjëllit në Kishën e Thiatirës ku Jezusi foli për vetveten:
“Dhe do t’i godas me vdekje bijtë e saj; dhe të gjitha kishat do të shohin se
Unë jam Ai që heton mendjet dhe zemrat; dhe do t’i jap secilit nga ju sipas
veprimeve të veta.” Këtu Jezusi vuri në jetë Jereminë 17,10 për veten e Tij, që
thotë se Jehovaj është ai që kontrollon zemrat dhe mendjet e që na jep
shpërblimin sipas veprave që bëjmë.
Përmendjet e ndërsjellta të citateve të Dhiatës së Vjetër me plotësimet e
Dhiatës së Re mund të ngatërrohen lehtazi prej syrit të pastërvitur. Porse, për
besimtarët çifutë të shekullit të parë ishte krejt e sigurt se Jezusi i deklaruar në
Dhiatës e Re ishte Jehova i gjithëpërmendur në Dhiatën e Vjetër, në personin,
natyrën dhe veprën e Tij.
Ne konstatojmë se personi i tretë i Trinisë, Shpirti i Shenjtë, është përmendur
po në të njejtën mënyrë edhe prej shkruesve të Dhiatës së Re. Kjo do të thotë
se Ai është Jehova. Tek Hebrenjve 3,7-9 shpallet qartazi se Shpirti i Shenjtë u
jep zanafillën fjalëve në citatin pasues. E kur lexojmë citatin në Dhiatën e
Vjetër, gjejmë prejardhjen e tij në Psalmin 95,7-11 ku fjalët janë për Jehovën,
ndërsa në Dhiatën e Re ato janë fjalët për Shpirtin e Shenjtë që foli si Jehova.
Po kështu, Shpirtit të Shenjtë, te Hebrenjve 1,15-16, i vihet një citat nga
Dhiata e Vjetër. Kur vështrojmë citatin e Dhiatës së Vjetër (Jeremia 31,33-34)
kuptojmë se nuk ka tjetër që flet, veç Jehovajt. Në Dhiatën e Re, Shpirti i
Shenjtë shpallet si frymëzim i fjalëve, duke pohuar kështu se Shpirti i Shenjtë
dhe Jehova janë një Qënie.
Te Veprat 28,25 gjendet një shembull paralel “Mirë u tha Shpirti i Shenjtë
të parëve tuaj me gojë të profetit Jeshaja” Duke ndjekur këtë vjen një citat nga
Jeshaja 6,8-10, ku zanafillës i citatit është Jehova. Pali do të mundej vetëm
t’ia atribuonte fjalët e Shpirtit të Shenjtë po të besonte se Shpirti i Shenjtë
është baraz Jehova me Atin dhe Birin.
Në këtë përshkrim të shkurtër mund të shohim qartë se Bibla na mëson që
gjendet vetëm një Zot Jehova që është Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë, tre persona
hyjnorë.
81 Dëshmitarët e Jehovajt
Duke përqëndruar vëmendjen tonë mbi Jezusin, mund të vështrojmë te
atributet e veçanta ndërmjet Jehovajt dhe Jezusit, që tregojnë se në thelb që të
dy janë një. Në këto atribute të veçanta ne do të përqëndrohemi te fjalët të
cilat këto atribute i bëjnë të njejtë si për Jezusin ashtu dhe për Jehovajn. Jeshaja
42,8 shërben si shembull. Aty thuhet se vetëm Jehova e ka lavdinë dhe se nuk
do ta ndajë atë me një tjetër. Le të krahasojmë Gjoni 17,5, ku Jezusi tha: “O
Atë, tani ma kthe këtë madhështi që kisha tek ti para krijimit të botës.” Nëse
lavdia i përkiste vetëm Jehovajt, Jezusi, patjetër do të ishte Jehova, sepse Ai
pretendoi ta ketë lavdinë para se bota të krijohej.
Një tjetër atribut i veçantë i Zotit është drita. Te Gjoni 1,9 thuhet: se Jezu
Krishti është ‘drita e vërtetë’ që erdhi në këtë botë. Në tërë Dhiatën e Vjetër,
Jehova është përmendur në disa raste si drita, sikurse te Psalmi 27,1 dhe Jeshaja
60,20. Ne nuk do të mund të konkludonim se Jezusi është ‘drita’ e vërtetë dhe
se Jehova po ashtu është një tjetër dritë e vërtetë. Njeri nuk e përjashton tjetrin
dhe ja përse ne konkludojmë që Jezusi dhe Jehova gëzojnë që të dy atributin
e dritës së vërtetë.
Tek Apokalipsi 17,14 paraqitet përzgjedhja e atributit kur thuhet se Jezu
Krishti është Zot përmbi zota dhe Mbret përmbi mbretër. Kjo, nuk do të thotë
që Jehova nuk është më Zot e Mbret. Çfarë ajo thotë është se Jezu Krishti
pretendon të jetë Mbret e Zot ashtu siç Jehova. Në Dhiatën e Vjetër gjejmë që
Jehova është mbreti ynë (Jeremia 10,10 dhe Psalmi 47,7). Jeshaja 43,1 jep një
karakteristikë të veçantë të Jehovajt: “Unë, i vetmi, jam Zoti, i vetmi që mund
t’ju shpëtojë dhe nuk ka Shpëtimtar tjetër veç meje.” Nuk ka tjetër Shpëtimtar
veç Jehovajt, por Dhiata e Re haptazi dhe shpesh shpall Jezusin si Shpëtimtarin
tonë sikundër e gjejmë te Veprat 4,12 dhe te 1 Gjoni 4,14.
Dëshmitarët e Jehovajt dhe të tjerët që mohojnë hyjninë e Jezu Krishtit
zakonisht kanë dy keqkuptime për natyrën e tij të përjetshme. Së pari, ata do
të ngatërrojnë Personat e Trinisë dhe së dyti, ata do të ngatërrojnë natyrën
njerëzore të Jezu Krishtit me hyjninë e Tij.
Më parë argumenti është paraqitur përgjithësisht kështu: Jezusi nuk është
Zot, sepse Ati nuk është Biri. Problemi me këtë deklaratë qëndron se askush
në Kishën e krishterë nuk thotë që Ati është Biri. Ne themi që Ati, Biri dhe
Shpirti i Shenjtë janë tre Persona si një person më vete. Ne nuk i ngatërrojmë
Personat e Trinisë.
Në një situatë të mëpastajme, ku hyjnia e Krishtit është ngatërruar me natyrën
e tij njerëzore, ata keqkuptojnë rreshtat sikurse gjenden te Gjoni 14,28, “Ati
është më i madh nga Unë” për të nënkuptuar se Jezusi nuk është i barabartë
me Atin. Mirëpo ky rresht i referohet nënshtrimit vullnetar të Jezusit gjatë
jetës së tij tokësore, kur ai plot vullnet e vuri vetveten nën pushtetin e Atit.
Dhe kjo nuk do të thotë asgjë për natyrën e Tij, por vetëm për shkallën e Tij të
përkohshme mbi këtë botë. Kështu që thënia ‘më i madh se’ ka të bëjë me
pozitën e tij, e jo me personin e Tij.
Dëshmitarët e Jehovajt përpiqen gjithashtu, të tregojnë se Jezu Krishti ishte
i krijuar (ashtu si Mikel Kryengjëlli) Gjenden tre paragrafë krijesore me të
cilët dëshmitarët e Jehovajt kishin zakon të pretendonin se Jezu Krishti qenkesh
krijuar. Duke nisur me Dhiatën e Vjetër, Fjalët e urta 8,22-25 “Zoti më kishte
që në fillim të udhëve të veta … Kam qenë shuguruar (fjfj. pata lindur) prej
amshimit, para se të krijohej toka...para se të ishin kodrat, unë linda” Fjalët
pata lindur në këtë pasazh i bëjnë Dëshmitarët e Jehovajt të mendojnë se Jezusi
kishte një ditë në të cilën Ai ishte krijuar sikurse Mikel Kryengjëlli. Konteksti
i pasazhit e dënon një teori të tillë. Fjalët e urta në kapitullin 8 flasin për
mençurinë në kundërvënie me krijimin dhe deklarojnë thjeshtë se mençuria
është më e vjetër se krijimi. Patjetër se urtësia e Perëndisë është po aq e pafund
sa ç’është edhe vetë Ai, meqenëse nuk ka ekzistuar kurrë një kohë, në të cilën
Perëndia të ketë vuajtur mungesën e urtësisë.
Te Kolosianëve 1,15 është një tjetër pasazh që Dëshmitarët e Jehovajt e
përdorin në përpjekjen e tyre për të vërtetuar se Jezusi ishte krijuar. Ai pasazh
thotë: “Ai është shëmbëlltyra e Perëndisë së padukshëm, i paralinduri i gjithë
krijimit”. Kulla e Rojës e merr këtë për të nënkuptuar se Ai ishte “i pari i
krijuar”. Megjithat, vetë pasazhi deklaron se Jezusi është krijuesi i gjithë
sendeve (rreshtat 16, 17) dhe jo një krijesë e lindur.
Përshkrimi i parëlindur ka të bëjë me pozitën e tij të shquar e të veçantë dhe
jo se Ai është ‘krijesa e parë’ e Jehovajt. Rruga që na bën të mësojmë se te Kol
1,15 Jezusi vihet në rangun e pozitës së parë, është vetë konteksti. Rreshti 18
e vërteton kontekstin. Ai është quajtur i “i parëlinduri prej së vdekurve” — që
si i tillë Ai mund të ketë epërsi e dallim — “I parëlinduri” nuk mund të lexohet
veças kontekstit ‘i rangut të parë’ ose ‘epërsi’
Një ilustrim i kundërthënies ndërmjet kuptimit të parëlindur pikërisht në
vend të parë dhe atij i cili lindi së pari është te Dalja 4,22-23. Izraeli si komb,
është quajtur ‘i parëlinduri’ i Perëndisë, mirëpo Perëndia foli me Moisiun në
rreshtin 23 dhe i tha se Ai do të therte madje të birin e parëlindur të Faraonit,
duke nënkuptuar të parin bir të lindur të Faraonit. Kolosianëve 1,15 na thotë
se Jezusi duke qenë i parëlindur i gjithë krijimit, është dhe krijuesi i gjithë
krijimit.
Një tjetër pasazh, të cilin ne do ta shqyrtojmë e ku përfaqësuesit e Kullës
Së Rojës përpiqen të shkatërrojnë natyrën e përjetshme të Jezu Krishtit është
Apokalipsi 3,14, ku Jezusi është quajtur “Fillimi i krijimit të Zotit.” Fjala
‘fillimi’ në Dhiatën e Re greqisht është arhe që do të thotë burimi ose prejardhja
e krijimit të Zotit! Bruce Metzer thekson se po të ishte se pasazhi do të na
mësonte se Jezu Krishti ishte krijuar ‘prej Zotit’ atëherë do të duhej parafjala
83 Dëshmitarët e Jehovajt
hupo më mirë se tou theou, që do të thotë ‘e Zotit’ (Bruce Metzer, Teologjia
Sot, 1953, fq. 79-80)
Kulla e Rojës ka hequr fuqinë e shlyerjes me anë të gjakut, sakrificë e bërë
prej Krishtit për mëkatet tona duke e thjeshtëzuar atë vetëm në një shpërblesë
për të rikthyer jetën tonë të përsosur njerëzore, të drejtat e kësaj bote dhe
perspektivat. Mirëpo shlyerja e Jezu Krishtit është shumë më tepër se një
shpërblesë. Shlyerja është qartazi rrjedhim i dashurisë së Zotit për ne.
(Romakëve 5,8) “Por Perëndia dëshmoi dashurinë e vet ndaj nesh edhe pse ne
ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne.” Sipas Shkrimeve shlyerja ishte e
domosdoshme. Te Hebrenjve 9,22 ‘dhe pa derdhje gjaku nuk ka falje” duke
bërë më shumë sesa duke na dhënë të drejtë, Shkrimet thonë se në të vërtetë
shlyerja shuan dënimin tonë. Te Romakëve 8,1 thuhet: “Nuk ka, pra, tanimë
kurrëfarë dënimi për ata që janë të lidhur me Jezusin, Mesinë.” Ca më tepër se
kjo, është “Pajtimi” që e kthen zemërimin e Perëndisë në mëshirë. Romakëve
3,25, Hebrenjve 2,17 dhe 1 Gjoni 2,2) Është pikërisht gjaku i qengjit që na ka
blerë ne dhe kishën. (1 Pjetri 1,18-19 dhe Veprat 20,28).
Ringjallja trupore e Jezu Krishtit që është hedhur poshtë prej Shoqërisë së
Kullës Së Rojës është kaq e rëndësishme për besimtarët e krishterimit sa Pali
thoshte se po ishte se ringjallja nuk do të ndodhte, atëherë gjithë feja dhe lutja
jonë do të kenë shkuar dëm. (1 Korintasve 15,14). Jezusi nuk materializoi një
trup të gënjeshtërt a mashtrues me qëllim që të mashtronte dishepujt. Por, Ai
u tregoi dishepujve të vërtetën kur u tha: ‘Më prekni dhe vërtetojeni! Shpirti
nuk ka mish e eshtra, si po shihni se kam unë” (Luka 24,39).
Kur Jezusi i tregoi Tomës duart dhe këmbët e tij (te Gjoni 20,27), Ai dha
dëshminë e ringjalljes së tij trupore duke thënë: “Prek me gishtin tënd këtu
dhe shikoji duart e mia! Ma jep dorën tënde, preke plagën në brinjën time.
Mos dysho më, por beso se jam unë” E kur kjo thënie vjen te Dëshmitarët e
Jehovajt, sugjerimi ynë është i njejtë me atë çfarë vetë Jezusi i tha Tomës,
Mos dysho, por beso se jam unë.
Përfundimi
Një shqyrtim i afërt i Kullës së Rojës ka vërtetuar se ajo nuk është çfarë
pretendon të jetë: “E vetmja rrugë kolektive për vërshimin e së vërtetës biblike”
Ajo është fajtore për profecitë e rreme, për teologji anti-biblike dhe
shtrembërimin e së vërtetës.
Ne u rekomandojmë përzemërsisht Dëshmitarëve të Jehovës që të veprojnë
sipas udhëzimit të vetë Kullës së Rojës. “Ne duam të shqyrtojmë që vetëm atë
që ne personalisht besojmë, por dhe atë që është mësuar edhe prej ndonjë
organizmi tjetër fetar, me të cilin ne mund të bashkohemi. A janë mësimet e tij
në harmoni të plotë me fjalën e Zotit apo të bazuara në traditën e njerëzve? Po
qe se jemi dashurues të së Vërtetës, nuk ka aspak përse të frikësohemi nga një
shqyrtim i tillë” (E Vërteta që të udhëheq drejt Jetës së Pafund, 1968, fq. 13).
Një shqyrtim i tillë do të tregojë gabimet e Kullës së Rojës artificiale si dhe
gjithë përsosmërinë e mjaftueshme të Jezu Krishtit, ‘Zotit dhe Shpëtimtarit
tonë të madh” (Titit 2,13).
Këshilla për dëshmitarë
Kur Dëshmitarët e Jehovajt u afrohen shtëpive të të krishterëve, atëherë
është pikërisht rasti që të vëmë në jetë mësimet tona. Një gjë e tillë është e
lehtë të thuhet, por për shumicën e të krishterëve një rast i tillë nuk është i
mirëpritur. Ja përse duhet të vështrojmë te Dëshmitarët e Jehovajt ashtu siç
mund të vështrojmë te dikush që ka nevojën e shpëtimit. Përpiquni t’i qëndroni
larg ngasjes për ta përdorur bashkëbesimtarin tuaj si fushë beteje, mbi të cilin
mund të citoni shumicën e Shkrimit të Shenjtë.
Lutuni dhe lereni Shpirtin e shenjtë t’ju prijë në diskutimin e një a dy
çështjeve. Kërkojeni çdo Shkrim ashtu sikurse është cituar dhe sigurohuni
nëse i keni kuptuar para se të vazhdoni me rreshtin tjetër. Kërkoni rastin që të
ndani me të çfarë ka bërë Zoti në jetën tuaj personale dhe vazhdoni t’u jepni
Dëshmitarëve të Jehovajt mundësinë të dijë e të veprojë dhe ai si ju.
Marre nga libri "Mashtruesit" te Josh McDouell