eja

17 May, 2006

Kuptimi i simbolit të peshkut në Krishtërim

A ju kanë bërë pershtypje një simbol peshku që mbajnë shumë makina të organizatave të krishtera?Ka një shpjegim historik tepër interesant. Fjala greke për peshkun është "ixthus" ose "icthus." 

 

Simboli i krishterë që shumë nga të krishteret vënë në makinat e tyre është “ixthus.” Pesë gërma greke formojnë fjalën “ixthus,” dhe gërmat brenda kësaj shenje formojne një akrostik (nje seri gërmash në një letër ose poemë, shpesh inicialet) qe është nje mesazh me të cilën identifikohen të Krishterët . Gërma e parë formon fjalën Jezus.Gërma e dytë përfaqson fjalën Krisht, dy të tjerat Perëndia Bir dhe gërma e fundit përfaqson fjalën Shpetimtar. E përmbledhur do të thotë "Jezu Krishti është Biri i Perëndisë, Shpëtimtari."

Në fillimet e Krishtërimit, të Krishterët shpesh persekutoheshin në vdekje ngaqë praktikonin besimin e tyre kështu që ata mblidheshin për adhurim në vende të fshehta. Nje peshk i pikturuar në derën e jashtme të një shtëpie do të  nënkuptonte për të krishterët e tjere që ai vend ishte i sigurtë dhe ata ishin të mirëpritur në atë vend. Simboli i Krishterë i peshkut tani shpesh përdoret për të identifikuar të Krishterët dhe /ose organizatat e krishtera.

27 April, 2006

Nje leter nga Perendia per ju

Fëmija im…

 
Ti ndoshta nuk me njeh, por une di gjithcka rreth teje…Psalmi 139:1 Une e di kur ti ulesh dhe kur ngrihesh ne kembe…Psalmi 139:2 Une i njoh te gjitha rruget e tua… Psalmi 139:3 Madje edhe fijet e flokeve te tu jane te numeruara…Mateu 10:29-31

 Sepse ti je krijuar ne imazhin tim… Zanafilla 1:27 Ne mua ti jeton, leviz dhe ke qenien tende Veprat 17:28 Sepse ti je krijesa ime…Veprat 17:28 Une te njihja perpara se te ngjizeshe Jeremia 1:4-5 Une te zgjodha kur planifikoja krijimin Efesianet 1:11-12 Ti nuk je nje gabim Psalmi 139:15-16 Sepse te gjitha ditet e tua jane ne librin tim Psalmi 139:15-16.Une e percaktova kohen e sakte te lindjes tende …

lexo me shume

18 April, 2006

Gezuar Pashket!

Krishti u ngjall! Me te vertete u ngjall!

Rreth 4 000  besimtare nga e tere Shqiperia u mblodhen ne pallatin e sportit "Asllan Rusi", ne Tirane per te festuar Pashket ne perkujtimin e ringjalljes se Zotit tone Jezu Krisht. Takimi filloi me oren 11:00 dhe organizohej nga Vellazeria Ungjillore Shqiptare (VUSH). Nen drejtimin e korrit prej 20 vetash, njerezit adhuruan me kenge e lavde kete dite te bekuar qe eshte themeli i besimit te krishtere.Fjalen e prezantimit e mbajti Akil Pano, sekretar i pergjithshem i cili beri nje prezantim te historikut te VUSH-it.

Me vone gjate takimit u drejtuan lutje nga kryetari i VUSH, Pellumb Kllogjeri dhe ne fund pas tij e  ndau fjalen e Perendise, pastor Fitor Muça. Ne mbyllje te takimit, pershendeti me nje kenge , kantautori Saimir Braho.

Besimtaret erdhen per ti dhene Perendise ate qe i takonte Perendise. Lutja jone qe takime te tilla te kene si synim ti japin Perendise ate qe i takon Perendise dhe njeriut ate qe i takon njeriut.

 Ky ishte takimi me i madh i organizuar mes kishave ungjillore ne Shqiperi. Sugjermi yne do te ishte qe ndoshta heren tjeter, pashket  duhen festuar tek sheshi "Skenderbej" per tu dhene mundesi kujdo qe kalon neper kete shesh te marrin mesazhin e pashkeve dhe te bekohen.Gjithesesi kjo ngelet thjesht sugjerimi yne personal.

14 April, 2006

Mormonizmi

Kisha e Jezu Krishtit dhe e Shenjtorëve të Kohës sonë është më e madhja,
më e pasura dhe më e nderuara e çdo kulti tjetër Perëndimor. Në mënyrë
popullore ajo është njohur si kisha mormone, nofkë të cilën e mori prej
zbulesave jashtëbiblike pasqyruar në librin e Mormonit. Mjedisi fetar i
Amerikës së fillimit të shek. XIX hapi ekluzën për shumëllojshmëri lëvizjesh
kundërthënëse, në mesin e të cilëve mormonizmi ka qenë më i suksesshmi.
Kisha Mormon pretendon të jetë e vetmja kishë e vertetë e krishterë - kisha e
përtërirë që deklaron se të gjitha sektet fetare janë gënjeshtare.

Historia
Joseph Smith Jr. themeluesi i mormonizmit lindi në Sharon, Vermont, në
23 dhjetor 1805. Smithi ishte i katërti nga të dhjetë fëmijët e Joseph dhe Lucy
Mack Smith. Në 1814 familja lëvizi drejt Palmirës, New York (afro njëzet e
pesë milje në lindje të Rochesterit.) Katër vjet më vonë ata lëvizën përsëri
pranë Manchesterit, ku Smith do të pretendonte se pati shfaqjet engjëllore që
e çuan në themelimin e Kishës mormone.

Lexo me shume …

 

Çdo material është falas për tu përdorur
me kusht që asgjë të mos ndryshohet dhe të citohet kjo faqe.
Get free blog up and running in minutes with Blogsome
Theme designed by Ian Main