eja

17 May, 2006

Kuptimi i simbolit të peshkut në Krishtërim

A ju kanë bërë pershtypje një simbol peshku që mbajnë shumë makina të organizatave të krishtera?Ka një shpjegim historik tepër interesant. Fjala greke për peshkun është "ixthus" ose "icthus." 

 

Simboli i krishterë që shumë nga të krishteret vënë në makinat e tyre është “ixthus.” Pesë gërma greke formojnë fjalën “ixthus,” dhe gërmat brenda kësaj shenje formojne një akrostik (nje seri gërmash në një letër ose poemë, shpesh inicialet) qe është nje mesazh me të cilën identifikohen të Krishterët . Gërma e parë formon fjalën Jezus.Gërma e dytë përfaqson fjalën Krisht, dy të tjerat Perëndia Bir dhe gërma e fundit përfaqson fjalën Shpetimtar. E përmbledhur do të thotë "Jezu Krishti është Biri i Perëndisë, Shpëtimtari."

Në fillimet e Krishtërimit, të Krishterët shpesh persekutoheshin në vdekje ngaqë praktikonin besimin e tyre kështu që ata mblidheshin për adhurim në vende të fshehta. Nje peshk i pikturuar në derën e jashtme të një shtëpie do të  nënkuptonte për të krishterët e tjere që ai vend ishte i sigurtë dhe ata ishin të mirëpritur në atë vend. Simboli i Krishterë i peshkut tani shpesh përdoret për të identifikuar të Krishterët dhe /ose organizatat e krishtera.

Komente

The URI to TrackBack this entry is: http://eja.blogsome.com/2006/05/17/kuptimi-i-simbolit-te-peshkut-ne-krishterim/trackback/

No comments yet.

RSS feed for comments on this post.

Shkruani komentin tuaj

Sorry, the comment form is closed at this time.

Çdo material është falas për tu përdorur
me kusht që asgjë të mos ndryshohet dhe të citohet kjo faqe.
Get free blog up and running in minutes with Blogsome
Theme designed by Ian Main