eja

17 May, 2006

Kuptimi i simbolit të peshkut në Krishtërim

A ju kanë bërë pershtypje një simbol peshku që mbajnë shumë makina të organizatave të krishtera?Ka një shpjegim historik tepër interesant. Fjala greke për peshkun është "ixthus" ose "icthus." 

 

Simboli i krishterë që shumë nga të krishteret vënë në makinat e tyre është “ixthus.” Pesë gërma greke formojnë fjalën “ixthus,” dhe gërmat brenda kësaj shenje formojne një akrostik (nje seri gërmash në një letër ose poemë, shpesh inicialet) qe është nje mesazh me të cilën identifikohen të Krishterët . Gërma e parë formon fjalën Jezus.Gërma e dytë përfaqson fjalën Krisht, dy të tjerat Perëndia Bir dhe gërma e fundit përfaqson fjalën Shpetimtar. E përmbledhur do të thotë "Jezu Krishti është Biri i Perëndisë, Shpëtimtari."

Në fillimet e Krishtërimit, të Krishterët shpesh persekutoheshin në vdekje ngaqë praktikonin besimin e tyre kështu që ata mblidheshin për adhurim në vende të fshehta. Nje peshk i pikturuar në derën e jashtme të një shtëpie do të  nënkuptonte për të krishterët e tjere që ai vend ishte i sigurtë dhe ata ishin të mirëpritur në atë vend. Simboli i Krishterë i peshkut tani shpesh përdoret për të identifikuar të Krishterët dhe /ose organizatat e krishtera.

2 May, 2006

Organizata katolike ne Japoni Opus Dei i dergon leter kompanise Sony

Nje leter perpara se te shfaqet filmi per te sqaruar qe libri eshte teresisht veper
e fantazise se autorit dhe qe ato pak ngjashmeri me historine jane thjesht koincidence.
Eshte kjo permbajtja e letres derguar nga organizata katolike Opus Dei, ne Japoni ndaj
kompanise Sony Columbia (me qender po ne Japoni) ku kjo e fundit po pregatit te hedhe ne
treg filmin e bazuar ne librin e Dan Brown "Kodi i Da Vincit".

Sic do jeni ne dijeni, shkruhet ne leter ne ate liber shume gjera nuk jane te verteta
dhe qe shperfytyrojne figuren e Krishtit e qe shkelin besimi fetar te te krishtereve.
Per me teper, ne liber afirmohet qe feja e krishtere eshte e bazuar ne nje genjeshter
te medhe dhe qe kisha Katolike ka ushtruar per shekuj me rradhe nje presion genjeshtrash
e dhune per ti mbajtur personat ne injoranze, Sipas Opus Dei, romani perzien realitetin
me fantazine dhe ne fund nuk kuptohet ku eshte fiksuar limiti mes realitetit dhe shpikjes,
aq sa nje lexues injorant ndaj fakteve historike mund te arrije ne konkluzionin  e gabuar
qe ta shikoje Kishen me nje simpati me te ulet kur ne fakt do te duhej me teper respekt.

Kompania Sony eshte ne fakt duke konsideruar idene qe para filmit te nxjerre mesazhin
"Qe cdo koincidence ne skene dhe personazhe ne film jane thjesht rastesore dhe
filmi eshte frut i  fantazise se rregjisorit".

Per me shume lexoni kete faqe (ne italisht) .

Nese doni te dini me shume per trillimet e librit "Kodi i Da Vincit" te Dan Brown
vizitoni kete faqe marre nga Crosswalk.com. Vizitoni kete faqe.  (ne anglisht)
 

Çdo material është falas për tu përdorur
me kusht që asgjë të mos ndryshohet dhe të citohet kjo faqe.
Get free blog up and running in minutes with Blogsome
Theme designed by Ian Main