eja

18 April, 2006

Gezuar Pashket!

Krishti u ngjall! Me te vertete u ngjall!

Rreth 4 000  besimtare nga e tere Shqiperia u mblodhen ne pallatin e sportit "Asllan Rusi", ne Tirane per te festuar Pashket ne perkujtimin e ringjalljes se Zotit tone Jezu Krisht. Takimi filloi me oren 11:00 dhe organizohej nga Vellazeria Ungjillore Shqiptare (VUSH). Nen drejtimin e korrit prej 20 vetash, njerezit adhuruan me kenge e lavde kete dite te bekuar qe eshte themeli i besimit te krishtere.Fjalen e prezantimit e mbajti Akil Pano, sekretar i pergjithshem i cili beri nje prezantim te historikut te VUSH-it.

Me vone gjate takimit u drejtuan lutje nga kryetari i VUSH, Pellumb Kllogjeri dhe ne fund pas tij e  ndau fjalen e Perendise, pastor Fitor Muça. Ne mbyllje te takimit, pershendeti me nje kenge , kantautori Saimir Braho.

Besimtaret erdhen per ti dhene Perendise ate qe i takonte Perendise. Lutja jone qe takime te tilla te kene si synim ti japin Perendise ate qe i takon Perendise dhe njeriut ate qe i takon njeriut.

 Ky ishte takimi me i madh i organizuar mes kishave ungjillore ne Shqiperi. Sugjermi yne do te ishte qe ndoshta heren tjeter, pashket  duhen festuar tek sheshi "Skenderbej" per tu dhene mundesi kujdo qe kalon neper kete shesh te marrin mesazhin e pashkeve dhe te bekohen.Gjithesesi kjo ngelet thjesht sugjerimi yne personal.

Komente

The URI to TrackBack this entry is: http://eja.blogsome.com/2006/04/18/gezuar-pashket/trackback/

No comments yet.

RSS feed for comments on this post.

Shkruani komentin tuaj

Sorry, the comment form is closed at this time.

Çdo material është falas për tu përdorur
me kusht që asgjë të mos ndryshohet dhe të citohet kjo faqe.
Get free blog up and running in minutes with Blogsome
Theme designed by Ian Main