Mormonizmi
Kisha e Jezu Krishtit dhe e Shenjtorëve të Kohës sonë është më e madhja,
më e pasura dhe më e nderuara e çdo kulti tjetër Perëndimor. Në mënyrë
popullore ajo është njohur si kisha mormone, nofkë të cilën e mori prej
zbulesave jashtëbiblike pasqyruar në librin e Mormonit. Mjedisi fetar i
Amerikës së fillimit të shek. XIX hapi ekluzën për shumëllojshmëri lëvizjesh
kundërthënëse, në mesin e të cilëve mormonizmi ka qenë më i suksesshmi.
Kisha Mormon pretendon të jetë e vetmja kishë e vertetë e krishterë - kisha e
përtërirë që deklaron se të gjitha sektet fetare janë gënjeshtare.
Historia
Joseph Smith Jr. themeluesi i mormonizmit lindi në Sharon, Vermont, në
23 dhjetor 1805. Smithi ishte i katërti nga të dhjetë fëmijët e Joseph dhe Lucy
Mack Smith. Në 1814 familja lëvizi drejt Palmirës, New York (afro njëzet e
pesë milje në lindje të Rochesterit.) Katër vjet më vonë ata lëvizën përsëri
pranë Manchesterit, ku Smith do të pretendonte se pati shfaqjet engjëllore që
e çuan në themelimin e Kishës mormone.
