Triniteti
Çfarë është Trinia? A adhurojnë të krishterët tre Zota?
Një nga idetë më të keqkuptuara në Bibël ka të bëjë me mësimin e
Trinisë. Edhe pse të krishterët thonë se besojnë te një Zot, ata akuzoheshin
vazhdimisht për politeizëm (adhurimin e të paktën tre zotave).
Shkrimet nuk na mësojnë se gjenden tre zota, as na mësojnë që Zoti vë
tri maska të ndryshme ndërkohë që zhvillohet drama e historisë. Ajo që
Bibla na mëson, është shpallur në doktrinën e Trinisë: është një Zot që na
e ka shfaqur veten me tre persona, me Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë
dhe këta tre persona janë Zoti i vetëm.
Edhe pse kjo është e vështirë të konceptohet, në thelb mbetet ajo që na
thotë Bibla; kjo është më e sakta që mendja e kufizuar mund të arrijë në
shpjegimin e misterit të pakufishëm të Zotit të pakufishëm, kur merren
parasysh pohimet e Biblës lidhur me qënien e Zotit.
Bibla na mëson se gjendet një Zot dhe vetëm një Zot. Dëgjo, Izrael,
Perëndia ynë është një i vetëm! (Ligji i përtërirë 6:4) Një është Perëndia.
(Timoteut 2:5), Kështu thotë Zoti, mbreti i Izraelit dhe çliruesi i tij, Zoti
i ushtrive: Unë jam i pari dhe jam i fundit, dhe përveç meje nuk ka
perëndi tjetër. (Isaia, 44:6)
Megjithatë, edhe pse Zoti është një në qenien dhe natyren e Tij, Ai
është, gjithashtu, tre persona. Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë.
(Zanafilla 1:27).
Personaliteti i shumëllojtë i Zotit përmendet këtu tërthorazi, sepse nuk
mund të fliste me engjëjt, sepse engjëjt nuk mund të ndihmonin Zotin
për të krijuar. Bibla na mëson se Jezu Krishti, krijoi gjithçka dhe jo engjëjt,.
(Gjoni 1:3, Kolosianëve 1:15, Hebrenjve 1:2)
Gjitashtu, Shkrimet e shenjta janë krejt të veçanta kur e përmendin
Zotin ne tre persona. Ka një person, të cilin Bibla e quan Atë dhe Ati
është përcaktuar si Zoti Atë. (Galatasve 1:1).
Bibla flet për një person të quajtur Jezus ose Biri ose Fjala, të quajtur
gjithashtu Zot. dhe Fjala ishte Perëndi (Gjoni 1:1). Jezusi thoshte se
Perëndia ishte Ati i vet, duke e barazuar veten me Perëndinë. (Gjoni 5:18)
Po është edhe një person i tretë i përmendur në Shkrimet që quhet
Shpirti i Shenjtë e ky person, i veçuar nga Ati e Biri, gjithashtu, quhet
Zot. Anania, pse Satani ta mbushi zemrën që të gënjesh Frymën e
Shenjtë?… Ti nuk ke gënjyer njerëzit, por Perëndinë. (Veprat 5:3)
Faktet e mësimit biblik janë këto: ka një Zot. Ky Zot ka personalitet të
shumëllojtë. Ky Zot quhet Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë, që të gjithë
personalitete të shquara, të gjithë të quajtur Zot. Që këtej ne shkojmë
drejt përfundimit se Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë janë një Zot, doktrina e
Trinisë.
Doktor John Warwick Montgomery jep këtë ngjashmëri për të na
ndihmuar që ta kuptojmë më mirë këtë doktrinë:
Doktrina e Trinisë nuk është iracionale; ajo që është iracionale është ta
shtypësh forcërisht dëshminë biblike të Trinisë në favor të unitetit ose
dëshminë për unitet në favor të Trinisë. Të dhënat tona duhet të marrin
përparësi mbi modelet tona ose e thënë më mirë, modelet tona duhet, në
mënyrë të ndjeshme të pasqyrojnë të gjitha të dhënat.
Një ngjasim i afërt me procedurën teologjike është puna e fizikantit teorik:
realitetet subatomikë janë zbuluar gjatë ekzaminimit, për të zotëruar vetitë e
valëve. (W), cilësitë e pjesëzës (P) dhe veçoritë e Kuantit (h).
Sidoqë këto veçori në shumë drejtime janë të papajtueshme (pjesëzat nuk
shpërbëhen ndërkohë që valët shpërbëhen etj.), fizikantët shpjegojnë ose
modelojnë një elektron PWh. Ata duhet ta bëjnë këtë me qëllim që tu japin
peshën e duhur të gjitha të dhënave përkatëse.
Njësoj, teologu që flet për Zotin si tre në një. As shkencëtari, as teologu
nuk shpresojnë që ju të keni një pikturë nëpërmjet modelit të tij; qëllimi i
modelit është tju ndihmojë të merrni parasysh të gjitha faktet, në vend të
realitetit të shprishur me anën e mbivendosjes së një qëndrueshmërie të
qartë mbi të.
Zgjedhja është e qartë; ose Trinia ose një Zot që është një imitim i zbehtë
i Perëndisë së krishterimit biblik dhe të besuar (How do we know there is a
God? f. 14, 15).
Marre nga "Pergjigje dhe argumente" te Xhosh Mekdouell
