eja

6 April, 2006

Jezu Krishti (si ta dime qe ka egzistuar?)

Si e dini se Jezusi ka ekzistuar?

Akoma sot ka shumë njerëz që pretendojnë se Jezusi nuk ka ekzistuar
kurrë ndonjëherë dhe se ai ishte vetëm një person mitik.
        Bertrand Russell1 thotë: “Mund të them se ndokush nuk është i
interesuar për problemin historik. Historikisht është krejt e dyshimtë nëse
Krishti ekzistoi, por edhe nëse jetoi, ne nuk dimë asgjë për të. Prandaj
unë nuk kam përse të jem i interesuar për problemin historik, i cili është
dhe një problem shumë i vështirë. Unë interesohem për Krishtin ashtu
siç ai na shfaqet në Ungjill (Why I am not a Christian, f. 11, shënimi8)

          Sigurisht se ata që bëjnë të tilla akuza nuk janë historianë, por, në
mënyrë krejt të habitshme, injorues të fakteve.
Dhiata e Re përmban njëzet e shtatë dokumente të veçanta që u shkruan
në shekullin e parë pas Krishtit. Këto shkrime përmbajnë historinë e jetës
së Jezusit dhe fillimin e Kishës së krishterë që rreth vitit 4 para Krishtit
deri në dekadën e viteve nëntëdhjetë pas Krishtit.

Faktet u regjistruan nga dëshmitarët që dhanë dëshmi të drejtpërdrejta
për atë që ata kishin parë e dëgjuar. “Atë që ishte nga fillimi, atë që
dëgjuam, atë që pamë me sytë tanë, atë që vështruam dhe që duart tona
prekën lidhur në Fjalën e jetës. ” (1 Gjoni 1:1)
Për më tepër, ekzistenca e Jezusit është regjistruar nga historiani çifut
Flavi Josef, që lindi në vitin 37 pas Krishtit. “Rreth asaj kohe kishte një
njeri të quajtur Jezusi: ishte një burrë i mençur, nëse na lejohej ta quanim
njeri, sepse ai ishte autor i veprave të çuditshme, — mësues për të tillë
burra që e pranojnë të vërtetën me kënaqësi. Ai tërhoqi rreth vetes kaq
shumë çifutë dhe paganë.

       Mos ishte Mesia ai? Edhe kur Pilati, me këshillën e njerëzve kryesorë
midis nesh, e dënoi me kryqëzim, ata që e deshën në fillim nuk e braktisën,
sepse ai iu shfaq atyre i gjallë ditën e tretë, ashtu sikurse profetët hyjnorë
e patën parathënë bashkë me dhjetë mijë gjëra të tjera të çuditshme për
të; edhe soji i të krishterëve, të quajtur kështu prej tij, nuk u shua deri në
ditën e sotme. (Antikitetet, XVIII, III).
Sidoqë ky pasazh ishte kundërshtuar për shkak të referimit të Jezusit
si Krisht dhe si i ngjallur nga vdekja, fakti i ekzistencës së tij nuk vihet në
dyshim.

     Kornel Taciti (112 pas Krishtit) një historian romak, duke shkruar për
mbretërimin e Neronit, përmend Jezu Krishtin dhe ekzistencën e të
krishterëve në Romë (Analet, XV, 44). Taciti, te “Historitë” e tij i referohet
krishterimit, kur aludon për djegien e tempullit të Jeruzalemit në vitin
70 pas Krishtit. Kjo ishte ruajtur nga Sulpici Sever (Kronikat 30:6)
Por ka edhe referime të tjera për Jezusin dhe pasuesit e tij, si ato të
bëra nga historiant romak Seutoni (v. 120 pas Krishtit) te “Jeta e Klaudit”
(V. 112 pas Krishtit) në Letrat e Tij, X, 96.

         Dëshmia e krishterë dhe jo të krishterë është më se e mjaftueshme për
ta lënë mënjanë idenë se Jezusi nuk ekzistoi kurrë. Në dritën e dëshmive,
është e pakuptimtë të mbrosh një ide të tillë. Ne dime më shumë për
jetën e Jezusit se sa thuajse për çdo figurë tjetër të botës së lashtë. Lindja,
jeta dhe vdekja e tij na janë zbuluar me shumë më tepër hollësi se shumica
e figurave të vjetra, ekzistenca e të cilave pranohet pa u diskutuar nga
historianët.
         Pas shqyrtimit të dëshmive për jetën e Krishtit nga burimet bashkë-
kohore, veç Dhiatës së Re, Rodrik Dankerli arriti në përfundimin se “Në
asnjë prej këtyre dëshmive rreth ekzistencës së Krishtit nuk gjendet as
edhe më i vogli aludim apo mendim se ai nuk paskësh qenë një person i
vërtetë dhe historik.
Natyrisht është arsyetuar — e unë mendoj me shumë vërtetësi — se
teoritë e fillimeve mitike të krishterimit janë hipoteza spekulative
moderne të motivuara nga paragjykimi i paarsyeshëm dhe mospëlqimi.
Kurrë ndonjëherë dikujt nuk do t’i shkonte në mendje — thotë
Merezhovskij — të pyeste nëse kishte jetuar Jezusi, nëse më parë, mendja
e tij të mos ishte errësuar nga dëshira që ai të mos kishte jetuar”. (Roderik
Dunkerli; “Beyond the Gospels” f. 29–30). 

Marre nga libri "Pergjigje dhe Argumenta" te Xhosh Mekdouell 

Komente

The URI to TrackBack this entry is: http://eja.blogsome.com/2006/04/06/jezu-krishti-si-ta-dime-qe-ka-egzistuar/trackback/

No comments yet.

RSS feed for comments on this post.

Shkruani komentin tuaj

Sorry, the comment form is closed at this time.

Çdo material është falas për tu përdorur
me kusht që asgjë të mos ndryshohet dhe të citohet kjo faqe.
Get free blog up and running in minutes with Blogsome
Theme designed by Ian Main