Jezu Krishti (si ta dime qe ka egzistuar?)
Si e dini se Jezusi ka ekzistuar?
Akoma sot ka shumë njerëz që pretendojnë se Jezusi nuk ka ekzistuar
kurrë ndonjëherë dhe se ai ishte vetëm një person mitik.
Bertrand Russell1 thotë: Mund të them se ndokush nuk është i
interesuar për problemin historik. Historikisht është krejt e dyshimtë nëse
Krishti ekzistoi, por edhe nëse jetoi, ne nuk dimë asgjë për të. Prandaj
unë nuk kam përse të jem i interesuar për problemin historik, i cili është
dhe një problem shumë i vështirë. Unë interesohem për Krishtin ashtu
siç ai na shfaqet në Ungjill (Why I am not a Christian, f. 11, shënimi8)
Sigurisht se ata që bëjnë të tilla akuza nuk janë historianë, por, në
mënyrë krejt të habitshme, injorues të fakteve.
Dhiata e Re përmban njëzet e shtatë dokumente të veçanta që u shkruan
në shekullin e parë pas Krishtit. Këto shkrime përmbajnë historinë e jetës
së Jezusit dhe fillimin e Kishës së krishterë që rreth vitit 4 para Krishtit
deri në dekadën e viteve nëntëdhjetë pas Krishtit.
Faktet u regjistruan nga dëshmitarët që dhanë dëshmi të drejtpërdrejta
për atë që ata kishin parë e dëgjuar. Atë që ishte nga fillimi, atë që
dëgjuam, atë që pamë me sytë tanë, atë që vështruam dhe që duart tona
prekën lidhur në Fjalën e jetës. (1 Gjoni 1:1)
Për më tepër, ekzistenca e Jezusit është regjistruar nga historiani çifut
Flavi Josef, që lindi në vitin 37 pas Krishtit. Rreth asaj kohe kishte një
njeri të quajtur Jezusi: ishte një burrë i mençur, nëse na lejohej ta quanim
njeri, sepse ai ishte autor i veprave të çuditshme, mësues për të tillë
burra që e pranojnë të vërtetën me kënaqësi. Ai tërhoqi rreth vetes kaq
shumë çifutë dhe paganë.
Mos ishte Mesia ai? Edhe kur Pilati, me këshillën e njerëzve kryesorë
midis nesh, e dënoi me kryqëzim, ata që e deshën në fillim nuk e braktisën,
sepse ai iu shfaq atyre i gjallë ditën e tretë, ashtu sikurse profetët hyjnorë
e patën parathënë bashkë me dhjetë mijë gjëra të tjera të çuditshme për
të; edhe soji i të krishterëve, të quajtur kështu prej tij, nuk u shua deri në
ditën e sotme. (Antikitetet, XVIII, III).
Sidoqë ky pasazh ishte kundërshtuar për shkak të referimit të Jezusit
si Krisht dhe si i ngjallur nga vdekja, fakti i ekzistencës së tij nuk vihet në
dyshim.
Kornel Taciti (112 pas Krishtit) një historian romak, duke shkruar për
mbretërimin e Neronit, përmend Jezu Krishtin dhe ekzistencën e të
krishterëve në Romë (Analet, XV, 44). Taciti, te Historitë e tij i referohet
krishterimit, kur aludon për djegien e tempullit të Jeruzalemit në vitin
70 pas Krishtit. Kjo ishte ruajtur nga Sulpici Sever (Kronikat 30:6)
Por ka edhe referime të tjera për Jezusin dhe pasuesit e tij, si ato të
bëra nga historiant romak Seutoni (v. 120 pas Krishtit) te Jeta e Klaudit
(V. 112 pas Krishtit) në Letrat e Tij, X, 96.
Dëshmia e krishterë dhe jo të krishterë është më se e mjaftueshme për
ta lënë mënjanë idenë se Jezusi nuk ekzistoi kurrë. Në dritën e dëshmive,
është e pakuptimtë të mbrosh një ide të tillë. Ne dime më shumë për
jetën e Jezusit se sa thuajse për çdo figurë tjetër të botës së lashtë. Lindja,
jeta dhe vdekja e tij na janë zbuluar me shumë më tepër hollësi se shumica
e figurave të vjetra, ekzistenca e të cilave pranohet pa u diskutuar nga
historianët.
Pas shqyrtimit të dëshmive për jetën e Krishtit nga burimet bashkë-
kohore, veç Dhiatës së Re, Rodrik Dankerli arriti në përfundimin se Në
asnjë prej këtyre dëshmive rreth ekzistencës së Krishtit nuk gjendet as
edhe më i vogli aludim apo mendim se ai nuk paskësh qenë një person i
vërtetë dhe historik.
Natyrisht është arsyetuar e unë mendoj me shumë vërtetësi se
teoritë e fillimeve mitike të krishterimit janë hipoteza spekulative
moderne të motivuara nga paragjykimi i paarsyeshëm dhe mospëlqimi.
Kurrë ndonjëherë dikujt nuk do ti shkonte në mendje thotë
Merezhovskij të pyeste nëse kishte jetuar Jezusi, nëse më parë, mendja
e tij të mos ishte errësuar nga dëshira që ai të mos kishte jetuar. (Roderik
Dunkerli; Beyond the Gospels f. 2930).
Marre nga libri "Pergjigje dhe Argumenta" te Xhosh Mekdouell
