Plani i shpëtimit
Ju keni nevoje per nje shpetimtar
"Sepse te gjithe kemi mekatuar dhe u privuam nga lavdia e Perendise." (Romaket 3:23)
Ju nuk mund ta shpetoni vetveten . "Jezusi tha :Une jam udha, e verteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati pervecse nepermjet meje."(Gjoni 14:6)
Perendia e dergoi Jezusin i cili dha jeten per te shpetuar te gjithe ata qe besojne te Ai . "Por kur u mbush koha , Perendia dergoi Birin e tij, te lindur prej gruaje, te nenshtruar ligjit, qe te shpengonte ata qe ishin nen ligj, qe ne te fitojme birerine." (Galatasve 4:4-5)
Vendosni jeten tuaj per perjetesine. "Prandaj kushdo qe do te me rrefej perpara njerezve,dhe une do ta rrefej perpara Atit tim qe eshte ne qiell.Por kushdo qe do te me mohoje perpara njerezve, edhe une do ta mohoj perpara Atit tim qe eshte ne qiell." (Mateu 10:32-33)
Sot
"Beso ne Zotin Jezu Krisht dhe do shpetohesh…" (Veprat e Apostujve 16:31)
- Lutju Perendise; foli Atij permes zemres tende. Thuaji Perendise qe ju doni qe Biri i Tij Jezusi te behet Zoti dhe Shpetimtari juaj. Kerkoji Atij te fale mekatet tuaja, dhe t’ju jape dhuraten e Tij qe eshte jeta e perjetshme. Falenderoje Perendine per sakrificen qe beri Biri i Tij per ty ne kryq, qe permes Tij ke faljen e mekateve dhe kerkoji qe te fillosh nje marrdhenie personale me Perendine.
Po tani?
- Nese mundeni, thojani nje besimtari te krishtere per vendimin tuaj.
- Gjej nje bashkesi lokale dhe merr pjese aty.
- Lutju Perendise dhe kerko doren e tij te te ndihmoje ne cdo fushe te jetes tende.
- Fillo lexo Biblen, qe eshte shkruar enkas per ty. (Ungjilli sipas Mateut, Markut, LLukes dhe Gjonit tregojne jeten dhe veprat e Jezu Krishtit. Fillo e lexo aty.)
- Rrefeju te tjereve per Jezusin, qe edhe ata te vijne e te njohin Perendine.
